Demhasaj: AAK-ja do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Arton Demhasaj, është i bindur se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë befasia e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Demhasaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë se AAK-ja do të ketë një rritje tepër të madhe dhe do të dalë shumë mirë.
Ai po ashtu ka thënë se shkuarja e Ramush Haradinajt në Hagë ka lënë pasoja në rrugëtimin politik të këtij subjekti.
“AAK-ja ka kaluar në etapa shumë të rënda. Në momentin kur AAK-ja e ka udhëhequr qeverinë me LDK-në, Haradinaj është akuzuar dhe ka shkuar në Hagë, madje për herë të parë e dimë se në drejtësinë ndërkombëtare dy herë është kthyer në atë proces që ka zgjatur për 8 vite dhe të gjitha këto normalisht që kanë lënë pasoja në rrugëtimin politik të AAK-së. Kështu që mendoj se AAK-ja në këto zgjedhje do të dalë shumë mirë, madje jam i bindur që do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve me një rritje tepër të madhe”, ka thënë ai.