Reçica e Qalaj presin studentët e Juridikut në Kuvend [video]
Dy deputetët e PDK-së, Elmi Reçica dhe Rashit Qalaj, kanë pritur sot në Kuvendin e Kosovës një grup studentësh nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës.
Reçica tha se me studentët ka diskuat rëndësinë e rinisë, e cila duhet të jetë më aktive në proceset që po kalon vendi.
“Sot, së bashku me kolegun Rashit Qalaj, mirëpritëm në Kuvend studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. Diskutuam për rëndësinë e rinisë, veçanërisht asaj studentore, e cila duhet të jetë më aktive në proceset që po kalon shteti ynë”
“Trajtuam çështje si funksionimi i Kuvendit, sfidat e rinisë, dhe fenomenin shqetësues të migrimit. U theksua nevoja për kushte më të mira për punësim dhe mirëqenie. Gjithashtu, theksuam rëndësinë që të rinjtë të jenë të vëmendshëm se kujt po ia japin votën, pasi me votën e tyre përcaktojnë të ardhmen e tyre dhe të vendit”, ka shkruar Reçica. /Zëri