Hamza premton nga 100 euro në muaj për familjet që s’mund t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet publike

Hamza premton nga 100 euro në muaj për familjet që s’mund t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet publike

Zgjedhjet 2025 December 17, 2024 - 18:30

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar rrjetin e çerdheve “Bardha” në Prishtinë.

Në komunikatën për media thuhet se Hamza ka premtuar subvencione nga 100 euro për çdo familje që nuk mund t’i regjistrojë fëmijët në çerdhet publike.

Ai u shpreh se kështu do ta lehtësohet ndjeshëm barra financiare e familjeve që detyrohen t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet private dhe siç është shprehur ai, mundësohet përfshirja më e madhe e grave në tregun e punës.