Limaj takohet me strukturat udhëheqëse të NISMA-s në Fushë-Kosovë: Qytetarët duan veç vepra
Zgjedhjet 2025
December 13, 2024 - 19:55
Kryetar i NISMA-s Fatmir Limaj, ka takuar strukturat udhëheqëse të kësaj partie në Fushë-Kosovë, ku ka folur edhe për zotimet e kësaj partie për Kosovën.
Limaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se NISMA për zotim ka zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë, dhe sigurinë, raporton Zeri.info.
Postimi i plotë:
Sot në Fushë-Kosovë, bashkë me kandidatët për deputet, takuam strukturat udhëheqëse të NISMA-së!
Zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia dhe, mbi të gjitha, siguria janë zotimet tona për Kosovën.
Sikur në gjithë vendin, edhe në Fushë Kosovë, qytetarët duan veçVEPRA, dhe lista jonë garuese për Kosovën fituese është garancë për një shtet të fuqishëm e me dinjitet.