Numri i votave që morën kandidatët e LDK-së në Dragash

Numri i votave që morën kandidatët e LDK-së në Dragash

Zgjedhjet 2019 tetor 10, 2019 - 08:30
Detajet

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditura rezultatet e votave të rregullta, duke mos përfshirë ato me kusht dhe të diasporës.

Nga këto vota partia fituese është Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Tanimë janë duke u bërë të ditura edhe votat për kandidatët partiak për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Indeksonline ka siguruar votat e kandidatëve të LDK-së në komunën e Dragashit.

Padyshim se më e votuara ishte Vjosa Osmani, si bartëse e listës dhe si kandidate për kryeministri me 3 mijë e 304 vota, kurse i dyti u rendit Anton Quni me 639 vota.

Image