Nis festa e partive, PDK e VV-ja shpallin fitoren njëkohësisht

Nis festa e partive, PDK e VV-ja shpallin fitoren njëkohësisht

Zgjedhjet 2019 October 06, 2019 - 19:17

Derisa pak minuta më parë u mbyllën vendvotimet në tërë territorin e Kosovës, dy nga partitë politike që garojnë si të vetme në këto zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë shpallur fitoren raporton “Zeri.info”.

Është ish ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri nga PDK-ja i cili ka thënë se PDK-ja është fituese e këtyre zgjedhjeve. Mirëpo në të njëjtën kohë edhe Lëvizja Vetëvendosje e shpalli fitoren. Ishte kandidatja për deputete nga radhët e kësaj partie, Albulena Haxhiu ajo e cila tha se Vetëvendosje i ka fituar këto zgjedhje.

Ndërkohë rezultatet preliminare nga KQZ-ja pritet të publikohen pas disa orëve/ZERI

Të rekomanduara