Larifi: Në Prekaz po ushtrohet presion kriminal mbi votuesit

Larifi: Në Prekaz po ushtrohet presion kriminal mbi votuesit

Zgjedhjet 2019 October 06, 2019 - 12:22
Detajet

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së Blerim Latifi, pohon se ka parregullësi në një nga qendrat e votimit në Prekaz të Epërm të Skenderajt.

Latifi, ka deklaruar se ka pasur presion kriminal mbi votuesit për ta deviju vullnetin e lirë të qytetarëve

“Në Prekaz të Epërm, nga disa banditë, është duke u ushtruar presion kriminal mbi votuesit për ta deviju vullnetin e lirë të qytetarëve. Therras prokurorinë e shtetit të veproj”, ka deklaruar ai.

Të rekomanduara