Sipas DnV-së kaq qytetar kanë votuar deri tani!
FOTO: Laura Hasani

Sipas DnV-së kaq qytetar kanë votuar deri tani!

Zgjedhjet 2019 October 06, 2019 - 11:19
Lexoni detajet

Demokracia në Veprim (DnV) në konferencën e dytë për medie kanë informuar lidhur me mbarëvajtjen e procesit të votimit të ditës së sotme raporton “Zeri.info”.

Sipas DnV deri në orën 9:30 kanë votuar rreth 6 % e qytetarëve, derisa janë shënuar një varg parregullsish. 

“Deri në orën 9:30 kanë votuar 6% e qytetarëve me të drejtë vote. Ndërkohë procesi zgjedhor është duke u zhvilluar i qetë por nuk kanë munguar as pa rregullsitë gjatë procesit të votimit. Deri në orën 9:30 qytetarët kanë pasur problem në gjetjen e vendvotimit me ç’rast janë shënuar rreth 3695 raste në terren”, ka thënë Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë Ekzekutive e organizatës FOL.

Përpos kësaj sipas DnV parregullsi ka pasur në shumicën e komunave të Kosovës, mirëpo në përgjithësi procesi është duke kaluar i qetë. /ZERI

Të rekomanduara