
Deri më tani ka dalje më të madhe të votuesve se në zgjedhjet e kaluara
Zgjedhjet 2019
October 06, 2019 - 09:36
Detajet
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka beson se numri i votuesve deri më tani është më i madh se në zgjedhjet e kaluara.
“Ende nuk kemi informata se sa është dalja e votuesve deri më tani, mirëpo vërehet se ka një dalje më të rritur se në zgjedhjet e kaluara”, tha Daka në T7.
Pas disa orësh do të mësojmë edhe zyrtarisht daljen e saktë të qytetarëve deri më tani.
Vlen të theksohet se janë 1,937,869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilat do të kenë mundësi t’i votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1 067 kandidatë për deputetë.