KQZ: Të gjitha vendvotimet janë hapur me rregull

KQZ: Të gjitha vendvotimet janë hapur me rregull

Zgjedhjet 2019 October 06, 2019 - 08:08
Lexoni detajet

Valmir Elezi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në konferencën e parë për sot ka treguar detaje nga mbarëvajtja e procesit zgjedhor deri më tani.

Sipas tij vendvotimet janë hapur me rregull dhe në kohën e duhur. Tutje ai ka thënë që KQZ-ja i fton të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit, raporton “Zëri.info”.

“KQZ njofton që në orët e para të mëngjesit janë hapur të gjitha vendvotimet në kohën e paraparë, përveç në disa vendvotime. Nga informacionet e para që i kemi marrë nga terreni procesi zgjedhor ka filluar pa problem. Sot nga 1.937.868 qytetar të Republikës së Kosovës kanë të drejtë vote. Të gjithë votuesit janë të shpërndarë në 895 qendra të votimet. KQZ fton të gjithë votuesit ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votuesve”, ka thënë Elezi. /ZËRI

 

Të rekomanduara