Florin Krasniqi: Gjatë luftës nuk kishte Shtab të Përgjithshëm fare

Florin Krasniqi: Gjatë luftës nuk kishte Shtab të Përgjithshëm fare

Zgjedhjet 2019 October 02, 2019 - 21:07
Detajet

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kur i kam pru 72 ton armatim në Tiranë, nuk kam taku askënd nga Shtabi i Përgjithshëm. Madje Krasniqi thotë se në të vërtetë nuk ka pasur Shtab të Përgjithshëm fare.

“Në momentin kur jemi ardhë me airoplan që i kishim të ngarkuar 72 ton armatim në të, askënd nga Shtabi i Përgjithshëm nuk e kemi taku. Praktikisht Shtabi i Përgjithshëm nuk ka ekzistu, nuk ka pasë”, ka thënë Florin Krasniqi.

Ai tregoi një bisedë me dikën nga Shtabi i Përgjithshëm të cilin Krasniqi e kishte sha shumë keq në momentin kur ai i kishte treguar për një komunikatë lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm drejtuar Krasniqit.

“Ai më tha në telefon se kemi urdhëra nga shtabi pasi që kanë lëshu një komunikate. Në momentin që ka thënë këto fjalë, e kam sha shumë keq në mënyrën ma të fëlliqtë që kam ditë, i kam thënë cakto ditën dhe vendin dhe ja kam mbyll telefonin”, shtoi Krasniqi.

Të rekomanduara