Agim Krasniqi takon veteranët e luftës

Agim Krasniqi takon veteranët e luftës

Zgjedhjet 2019 September 26, 2019 - 16:59
Lexon detajet

Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Agim Krasniqi, ka takuar veteranët e luftës.

Sipas Krasniqit, vlera e veteranëve të luftës është po aq e madhe sa vet “ekzistenca e jonë sot”.

“Të dashur veteran, ju sot jeni të pasfidueshëm, dhe asnjë politikë e ndonjë individi dhe as e ndonjë shoqate dhe partie politike nuk mund t’i përafrohet asaj vepre të madhe, më të ndritshme në historinë tonë kombëtare që ka bërë UÇK-ja e popullit martir të Kosovës për Atdheun dhe për Kombin shqiptar”, ka thënë Krasniqi, shkruan Indajderi.

“Në mungesë të një legjislacioni adekuat, ju po sfidoheni nga format më të ndryshme. Për ju duhet nxjerr një legjislacion specifik i cili do të përcaktonte qartë statusin dhe përkrahjen financiare përmes pensioneve dhe beneficioneve të veçanta që duhet bëhen për kategorinë tuaj”.

“Programi qeverisës i Nimës Socialdemokrate i ka të projektuara në pakon e vetë sociale të drejtat dhe beneficionet e posaçme për anëtarët e familjeve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, familjeve të veteranëve dhe invalidëve të vdekur, pjesëtarëve të UÇK-së të marrë peng ose të zhdukur dhe anëtarëve të ngushtë të familjeve të tyre, si dhe procedurat administrative për realizimin e këtyre të drejtave”.

“Hartimi i një legjislacioni adekuat gjithashtu do të pengonte që askush nuk ka të drejtë ta përdor politikisht luftën e UÇK-së për interesa të ngushta personale politike dhe pushteti”.

“Përfaqësuesit e organizatës së veteranëve u ndanë të kënaqur për këtë vizitë të kandidatëve për legjislaturën e ardhshme, duke shpresuar se premtimet elektorale mos të mbesin fjalë kote”.

Të rekomanduara