Agim Bahtiri e quan ‘shpirt’ Albin Kurtin

Agim Bahtiri e quan ‘shpirt’ Albin Kurtin

Zgjedhjet 2019 shtator 20, 2019 - 22:02
Detajet

Kryetari i Komunës së Mitrovicës sot u vizitua në vendlindjen e tij, fshatin Gushavc, nga shefi i partisë së tij dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti.

Miqësia mes të dyve duket se vetëm sa është trashur, marrë parasysh mënyrën e çuditshme se si i drejtoheshin njëri-tjetrit.

“Më lejoni ta përshëndes mikun tim, shpirtin tim, Albin Kurtin” – tha Bahtiri në një binë të improvizuar, duke iu referuar me buzëqeshje kreut të VV-së.

Ndërkohë që Kurti iu drejtua vartësit të tij me “Gima”, si një shkurtore për emrin Agim.

Pas Gushavcit, kreu i VV-së u përcoll nga Bahtiri edhe në katundin e Zhabarit.

Bahtiri para afërisht një muaji i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje duke braktisur Aleancën Kosova e Re (AKR) të Behgjet Pacollit.