Svirca: Nisma s’ka vija të kuqe
FOTO: Laura Hasani

Svirca: Nisma s’ka vija të kuqe

Zgjedhjet 2019 September 19, 2019 - 19:04
Lexon detajet

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Jeton Svirca nga Nisma Socialdemokrate, i cili synon ulësen e deputetit edhe për një mandat, vlerëson se partia e tij është tejet e përgatitur për zgjedhjet e 6 tetorit, prandaj Nisma do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve. Ai gjatë një interviste për “Zërin” nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimin paszgjedhor me asnjërën nga partitë, mirëpo ka theksuar se kjo varet nga rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ndërkohë Svirca, i cili ishte deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës në legjislaturën e vitit 2010 - 2014, si prioritet kryesor të tij e ka renditur zhvillimin ekonomik të vendit, krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë, si dhe fuqizimin e rolit të grave në politikën kosovare.

”Personalisht si deputet do të angazhohem në të gjitha fushat, por duke i veçuar: zhvillimin ekonomik, të drejtat e grave, mundësitë e reja për rininë që ata të punësohen dhe t’i kenë bizneset e tyre, duke mos lënë anash edhe temat tjera, të cilat janë me interes për vendin dhe për popullatën në përgjithësi”, ka thënë Svirca.

I pyetur se për kë ka vija të kuqe Nisma dhe me cilat parti nuk bashkëpunon Svirca tha se partia në të cilën ai bën pjesë është hapur për të gjitha partitë.
”Subjekti ynë është i hapur për të gjitha partitë. Ka qenë politikë e liderit tonë që partitë për temat e mëdha të kenë unitet dhe kjo frymë neve na ka përcjellë dhe jemi të hapur për të gjitha partitë, edhe për ato të cilat dalin të parat. Por ne si strukturë jemi duke punuar fuqishëm që kandidati ynë për kryeministër të zgjidhet kryeministër i vendit dhe ne ta kemi qeverisjen e vendit në dorë”, tha ndër të tjera a. /ZËRI

Të rekomanduara