48 mijë euro i kushton KQZ-së vetëm spreji për zgjedhjet e jashtëzakonshme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar tanimë edhe përgatitjet teknike për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.
Me qëllim të parandalimit të votimit më shumë se një herë, Zgjedhjeve KQZ është furnizuar me UV sprej, i cili ka kushtuar mbi 48 mijë euro.
Kjo është bërë e ditur në njoftimin e Komisionit Rregullativ i Prokurorimit Publik.
Edhe këtë herë, operatori “Albus” është ka fituar tenderin për këtë kontratë.
Për këtë tender KQZ-ja ka përdorur procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, pa konkurrencë.
UV spreji përdoret për spërkatjen e gishtit me rastin e votimit, në mënyrë që të parandalohet votimi i dyfishtë nga ana e votuesit.
Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, spreji kishte kushtuar 44 mijë euro, shkruan inFokus.
Pra për të njëjtin tender, KQZ-ja ka shpenzuar rreth 4 mijë euro më shumë për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.