Ismaili: Sistemi shëndetësor ka filluar të përmirësohet, nuk ka pasur kushte të mira

Ismaili: Sistemi shëndetësor ka filluar të përmirësohet, nuk ka pasur kushte të mira

Zgjedhjet 2019 shtator 17, 2019 - 21:22
Detajet

Ministri në largim i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili vjen nga radhët e PDK-së, ka thënë se me drejtimin e tij në këtë dikaster ka ndikuar pozitivisht që sistemi shëndetësor të ketë rimëkëmbje.

Ismaili ka thënë në Zonën Zgjedhore se me marrjen në dorë të timonit për të drejtuar Shëndetësinë, nuk ka pasur rroga të mjaftueshme dhe as pajisje për mjek e infermier, njofton Klan Kosova.

”Sistemi shëndetësor ka filluar të përmirësohet, ky është një fakt. Arsyet që qytetarët nuk i vërejnë është se shërbimet shëndetësore janë shumë të shpeshta. Njerëzit kërkojnë shërbime të shpeshta dhe shumë nga ta ende kanë përvoja të hidhura në kokën e tyre por ajo çfarë ne vërejmë është një përmirësim i madh. Për mua ka qenë brengë e madhe, ajo që duhet të jetë brengosëse edhe për të gjitha partitë politike që 62% e qytetarëve mendojnë që sistemi shëndetësor është i korruptuar por nga vjen ky perceptim?”

”Nuk është ky perceptim se nuk ka pasur fare bazë.  Kam deklaruar që deri në dhjetor të këtij viti do të bëhen 12 milionë euro barna që blehen më lirë sesa që janë blerë viteve të kaluara. Barnat e njëjta sasia më e madhe që ka qenë. Përceptimi i qytetarëve për korrupsionin  nuk ka qenë vetëm perceptim por ka pasur realitet. Nuk ka pasur paisje, nuk ka pasur kushte të mira, nuk ka pasur rroga të mjaftueshme për mjek dhe infermier, të gjitha këto kanë shkaktuar një depresion edhe për personelin shëndetësor. Kemi sistem tjetër elektronik. Kemi barnatore në çdo repart. Ka qasje të kufizuar, ka kamerë”.