Bahtiri pas kalimit në VV: Nuk kam kandiduar për deputet sepse nuk i gënjej qytetarët

Bahtiri pas kalimit në VV: Nuk kam kandiduar për deputet sepse nuk i gënjej qytetarët

Zgjedhjet 2019 September 15, 2019 - 07:56
Detajet

Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kaluar në Vetëvendosje.

Ai në ‘Zona Zgjedhore’ në Klan Kosova ka thënë se arsyeja pse ka kaluar në VV-je ka qenë populli.

Bahtiri ka thënë se nuk ka vendosur të jetë pjesë e listës për deputet, pasi nuk ka dashur të gënjejë qytetarët që ia kanë dhënë votën për kryetar.

“Jam mundu me bë mirë në këtë vend, e mira është kur e ki afër popullin unë e kom as fatin me kanë shërbëtor i popullit.

Vendimi që të kaloj në VV, është vendimi i qytetarëve.

Struktura e AKR-së përpos një personi ka mbetur në AKR, për të hap dyert e AKR-së, krejt struktura është me Agim Bahtirin, dhe populli me Agim Bahtirin.

Jemi duke bërë fushatë në vendin tim, çdo lagje.

Nuk kam garuar për deputet, sepse, nuk i gënjejë qytetarët e Mitrovicës, ma kanë dhënë votën për kryetar, jo vetëm këtë mandat por edhe shumë mandate tjera”, ka thënë Bahtiri.

Të rekomanduara