Zërat
Ganimete Asllani-Price
Ganimete
Asllani-Price

Pyetje për Kadri Veselin

Zërat May 06, 2016 - 11:10

I “nderuari” Kryetar i Kuvendit të Kosovës,

Meqenëse publikisht keni pranuar që keni qenë shef i SHIK-ut, një strukturë për të cilën unë nuk di asgjë, po ju e thatë që ishte vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjithashtu thatë se (po e parafrazoj) ju vjen turp që njerëzit në Kosovë merren me gjërat që gjoja ka bërë SHIK-u e kanë harruar masakrat gjatë luftës. Në bisedë e sipër po ashtu u shprehët se po të na invadojë (shih shqip “pushtoj” ose “sulmoj”) Serbia, 80% e popullatës kanë për të ikur përsëri. Se Kadri Veseli kundërshton deklaratat e veta fjali pas fjalie i dëshmove gjatë tërë emisionit.

Në njërën anë u munduat të paraqiteni si një person që e sakrifikon veten për të mirën e shumicës, e ndërkohë i thumbove (përqeshe) shumicën dërrmuese të popullatës që i la të pambrojtur në duart e policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë. Çka pritet të bëjmë ne? U sulmuam, u dhunuam, u maltretuam, përderisa shumica e juve që po rrihni gjoks “fshiheshit” maleve dhe e ruanit “bythën” tuaj (kërkoj falje publike ndaj atyre që vërtet nuk ju dhimbs jeta për një ideal). Nëse ke harruar po të tregoj unë, jo veç ty, po edhe krejt juve që na e keni nxënë frymën qe 17 vjet. Nuk e di sa gjatë do të jetoj, por deri në frymën e fundit nuk do të më hiqen kurrë nga mendja ato që pamë të gjithë nga Prekazi.

Pse po veçoj Prekazin nga masakrat tjera? Prekazi u sulmua për tri ditë rresht, jo 3 min, as 3 orë, por 3 ditë rresht. Prekazi nuk është një fshat shqiptarësh në mes të Serbisë.

Prekazi është në mes të Kosovës e në mes të malit. Kështu që meqë keni udhëhequr një shërbim inteligjent dhe doni të jeni në anën e popullit po të pyes publikisht, ku ishin njësitet e UÇK-së kur u sulmua Prekazi? Çka mund t’i thuash një udhëheqës ushtrie kur nuk mund të organizojë as edhe një grup të vogël ushtarësh për t’i mbrojtur fëmijët e Jasharëve. Ata pritën tri ditë për ju. Kam menduar që injoranca ka kulm!!!! Autorja është kandidate për PHD në "Queen's University Belfast".

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK