Zërat
Adriatik Riza Dosti
Adriatik
Riza
Dosti

Duhet me e ndërru emrin oj Vjosa

Zërat May 12, 2026 - 18:20

Duhet me e nderru emrin oj Vjosa.

Se Lumi shqiptar prej te cilit ti ke marre emrin eshte ende nder lumenjte me te paster ne bote ...ndersa me c' ka po ben ti sot ne politiken kosovare je duke e bere pis emrin tend me shume se kushdo tjeter.

Kqyre c' ka po thot Lumiri per ty sot ...grua e forte dhe e pa thyeshme...

E pra tradhetare te quajten deri dje po ky Abdixhik e po kjo Parti e tij.

A je vertet e tille ti Vjosa ...sic thote Lumiri

?

Apo realisht je kjo qe po tregohesh sot...Lume i dale nga shtrati.

Kur u ndave prej LDK e kur ju hodhe ne krah Albinit e ai te beri Presidente the se...nuk ka me kthim mbrapa ...

E tash kur po i hidhesh ne qafe Abdixhikut po thua se ....tash duhet me shikue vec perpara ???

Po qahesh e po ben rolin e viktimes e po e akuzon Kurtin e VV se ata te rane ty kot ne qafe, se jane autokrate, se e deshen postin e presidentit per ta patur krejt Kosoven ne duart e tyre etj etj...

Dhe ti vet se pate hic problem ta shterngoje asisoj Lumirin me rastin e rikthimit tend ne " shtepi" e me rastin e shpalljes se Aleances e bashkepunimit mes jush...ani pse ajo fjalia jote kur ja ktheve shpinen Partise se Rugoves ...nuk ka me kthim mbrapa tingellon ende fort e rende e ne shqip ka vetem nje kuptim e vetem nje emer ...tradheti...dje, sot e neser.

Ke duhet te besojne votuesit kosovare e kujt duhet t' ja japin voten ata ne 7 qershor Vjoses se deri djeshme ne krahet e Kurtit apo Vjoses se sotme e te neserme ne krahet e Abdixhikut .

Por ja qe rikthimin tend ne LDK e perqafimin tend me Lumirin oj Vjosa nuk po e dojn e po xhelozohen fort Dull Hoti , Isa Mustafa e Hykmete Bajrami e plot te tjere brenda asaj Partie ...e tash qysh me ja bo me ta moj " gru e forte dhe e pa thyme "...na thuj.

Ca mendojne se rikthimi yt do te sjelle sukses ne 7 qershor per LDK e shume te tjere argumentojne me llogjike te ftohte se rikthime te tilla ku lypet prej teje posti , kariera e karrigja dhe cmohet Partia prej interesit e injorohet vendi e populli yt nuk sjellin c' ka tjerer vec mos respekt , percarje e mos besim...ndaj personit tend e ndaj Partise ku u riktheve ...per te mos thene edhe ca fjale te tjera e me te renda me mbrapa.

Si shume koinfidenca, perqafime e takime qe lene vend per shume lloje interpretimesh te tuat e te " miqve te tu te rinj " keto kohet e fundit oj Vjose...

Ne krahet e kujt s' po hidhedh e me ke nuk po shterngohesh ..

e ti qofsh.

Njeri te thote ...nese nuk shkoni mire me Serbine me merr ne telefon..

Tjetri serb e kriminel i njohur gjindet " si rastesisht " perballe teje ne nje mbledhje sekrete e te pa zene kerkundi fare ne goje prej teje ..

Armiku i betuar i Kosoves e i Kurtit dhe miku per koke i Serbise e i Vucicit ....Grenell shfaqet ne nje tjeter perqafim te ngrohte me ty alla - Abdixhik ...

E te paralajmeron se ...mezi po e presim lirimin prej Hage te Hashimit.

Rama prej teje e per inat te Albinit ja preu koken Mamices se tij.

E perpara tyre perqafimi yt me Ramen sado " moter - vellazeror " qe ishte duket se ja nxorri zbuluar petet lakrorit ...sic thote populli ne raste te tilla.

Po gabon rende o Vjosa , c' nuk po nxjerr nga goja vec per keq per ate qe deri dje e kishe ne krah e i thoje Kryeministri me i mire i vendit tim ...e ne fushaten e nisur je po ti e fjalise " nuk ka kthim mbrapa " me Abdixhikun.

.. qe po e reklamon kete te fundit si kryeministrin e neserm te Kosoves e veten tende Presidente edhe per nje tjeter mandat 4 vjecar .

Po i thua Kosoves se eshte Albini qe po na con ne zgjedhje cdo 4 muaj e nuk po guxon as tu a zesh ne goje emrat shkaktareve te vertete te kesaj situate absurde ne Kosove e qe ju pelqen aq fort Vucucit e Rames...Abdixhikut, Hamzes, Ramushit e TY sigurisht.

Por populli i Kosoves nuk eshte budalla oj Vjosa sikurse nuk eshte as qorr, as shurdh e as memec.

E sa sa patriot e po aq i mencem eshte kete besoj se do tu a tregoje edhe njehere tjeter ty e Lumirit me shoke e shoqe pikerisht me 7 qershor 2026.

I ke hipur Gomarit per se prapthi o Vjosa ...peshku ne Det e tigani ne zjarr thote populli yt e imi bashke ...0k.

Po i shkelmon shemtut fare edhe ato do te mira qe si Presidente i pate bere popullit e vendit tend oj Vjose...dhe po e ben fort pis emrin tend...ndaj dhe te them qe ne fillim te ketij shkrimi tim...nderro emrin Vjose.

A.R.D

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK