Zërat
Prof.asoc.Dr.Shkodran Imeraj
Prof.asoc.Dr.Shkodran
Imeraj

Shkëlzen Gashi është i pasaktë në argumentimin e krimeve të gjenocidit në Kosovë

Zërat March 28, 2026 - 16:39

Tash e disa ditë, në sheshet e Prishtina, po mbahet e hapur një ekspozitë për masakrat në Kosovë, e ideuar dhe organizuar nga pseudohistoriani Shkëlzen Gashi, i cili paraqitet në emër të organizatave ADMOVERE dhe INTEGRA.

Të dhënat të cilat janë publikuar në informacionet e kësaj ekspozite janë marrë nga libri i tij me titull “Masakrat në Kosovë 1998-1999”.

Ky libër nuk është aspak shkencor, por është ndërtuar mbi argumente të paqëndrueshme dhe, si i tillë, nuk përbën një burim serioz sa i takon trajtimit të krimeve të gjenocidit të kryera në Kosovë nga shteti serb gjatë viteve 1998-1999.

Ideja e këtij pseudohistoriani për të barazuar shqiptarët si  viktima të masakrave në Kosovë me agresorët serb, përbën një dëshmi të qartë se ai dhe puna e tij lënë shumë për të dëshiruar, si në aspektin metodologjik ashtu edhe në atë etik, moral e kombëtar.

Shteti ynë duhet të ndërmarrë hapa seriozë që të hetoj jo vetëm lidhur me këtë ekspozitë, por edhe për verifikimin e të dhënave që ofrohen në një libër që nuk është i bazuar në standarde shkencore dhe nuk ofron argumentim të qëndrueshëm shkencore, duke mohuar të arriturat e historiografisë shqiptar të Kosovës sa i takon trajtimin të krimeve të gjenocidi serb në Kosovë.

Po ashtu, është e nevojshme të hetohen edhe burimet e financimit të këtij libri dhe të autorit në procesin e përgatitjes dhe botimit të tij.

Shkëlzen Gashi i përket një plejade pseudohistorianësh të cilët, në kurriz të viktimave të luftës së fundit, tentojnë të përfitojnë e të pasurohen. Ai, nuk duhet të merren si referencë serioze në trajtimin e çështjeve kaq të ndjeshme.

Libri i tij për masakrat në Kosovës me 1998-1999, përbën një fyerje për realitetin historik të Kosovës, për familjet e viktimave dhe për vetë numrin e të vrarëve dhe të masakruarve gjatë viteve 1998-1999.

Ai libër duhet të tërhiqet sa me parë dhe autori dhe botuesit të ju kërkojnë faljen viktimave të krimeve të gjenocidit serb në Kosovë.

Prof.asoc.Dr.Shkodran Imeraj

Autori i librit për Masakrat në Lybeniq me 1998-1999 dhe i librit Masakra e Pasatselit me 1999

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK