Zërat
Avni Jashari
Avni
Jashari

Fillimi i një fundi që na erdhi me gjilpërë

Zërat August 16, 2025 - 16:09

Çdo mëngjes hap televizorin dhe sheh lajmet si kronikë horror-i: vrasje të pakuptimta, krime të shfrenuara, shpërthime dhune që nuk i lidhet asnjë logjike. Një njeri therr dikë në rrugë për një fjalë. Një tjetër shtie mbi kalimtarë si të luante lojë video. Në fillim mendon se janë raste të veçuara. Pastaj sheh se janë kudo.

Mendo për një çast: a mund të jenë këto pasojat e asaj gjilpëre që na e paraqitën si shpëtim? Pandemia na gjeti të trembur, të mbyllur, të dëshpëruar. Kur na thanë “vetëm vaksina ju shpëton”, u rreshtuam si delet para thertores. Askush nuk pyeti për pasojat e vërteta. Ne besuam.

Sot, disa që e morën po ndryshojnë. Jo fizikisht që ta dallosh me sy, por diçka po ndodh në mendje, në sjellje, në atë mekanizëm të brendshëm që e bën njeriun njeri. Ngadalë, pa e kuptuar, po humbasin frenën. Një fjalë e vogël, dhe shpërthejnë. Një situatë e thjeshtë, dhe kthehen në bishë. E quajnë stres, depresion, nervozizëm, por unë e shoh: kjo është faza e parë e një transformimi të frikshëm.

 

Dëgjo mirë! Mund të tingëllojë si film horror, por ky horror po ndodh tani. Vaksina ndoshta nuk ndali vetëm COVID-in? Ajo mund të ketë ndezur një proces që punon në heshtje, duke ndryshuar trurin dhe qelizat, derisa njeriu të mos jetë më ai që ishte. Kur ky proces të përfundojë, nuk do të kemi nevojë për armë. Do të kemi armët tona, njerëzit tanë të kthyer kundër njëri-tjetrit.

Ata që nuk e kanë marrë, nuk është momenti për rehati. Përgatituni. Sepse kur zinxhiri të fillojë të çahet, nuk do të ketë vend ku të fshiheni. Nuk është film që e shpiku këtë histori. Filmi vetëm kopjoi realitetin që ne e ndërtuam me dorën tonë. Dhe ky realitet po troket në derën e të gjithëve.

(Ky opinion reflekton qëndrimin tim personal dhe nuk paraqet qëndrim zyrtar të institucioneve apo ndonjë organizate tjetër.)

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK