Ja çfarë ndodhi në Munih
.... Tjetër grusht i rëndë fytyrës i amerikanëve ndaj Ramës.
Shefja e Kabinetit të presidentit Trump anulon prerazi dhe me një “jo” të fortë takimet e zv.presidentit Vance dhe sekretarit të shtetit Rubio me kryeministrin shqiptar Rama.
Pas nderprerjes së fondeve të USAID-it e të Sorros, pas vënies në rreth të kuq të dy ish-ambasadorëve amerikanë në Tiranë, Lu dhe Kim, që i shërbyen Ramës e agjendës antishqiptare të Sorrosit në Shqipëri... pas nisjes së shpejti të hetimeve në Washington për Ambasadën e Rrugës së Elbasanit, pas asaj çka tha troç fare per Ramën në një konferencë shtypi në selinë e PD-së e në krah të Berishës kreu i fushatës elektorale të Trumpit - LaCivita, pas fjalimit bombë të zv.presidentit amerikan Vance në Munih ...një tjetër grusht i rëndë i Amerikës së sotme të Trumpit ka goditur fort, duke e hedhur në K.O kryeministrin shqiptar Rama.
Historia e vërtetë ...
Të premtën në Munih u organizua darka zyrtare e nivelit të lartë të pjesëmarrësve në Konferencën e Sigurimit... në të cilën merrnin pjesë, pos të tjerëve, edhe zv.presidenti amerikan Vance dhe sekretari amerikan i shtetit Rubio.
Rama ç'nuk bëri e kë s'pagoi për të marrë pjesë në këtë darkë ...madje futi në lojë persona jo do si do me në krye R. Grenell, qe ndodhej i ftuar në punimet e kesaj konference.
Ai angazhoi për këtë qëllim gjithashtu edhe 2 biznesmenë të fuqishem shqiptarë, njëri nga Prishtina e tjetri nga Tirana, si dhe një lobist amerikan nga Florida ...madje iu duk se ia arriti qëllimit ... duke e cilësuar prezencën e tij në këtë ngjarje si tepër-teper të domosdoshme e jetike per karrieren e tij politike të tronditur tashmë fort nga të gjitha anët e veçmas prej amerikanëve.
E pikërisht në katë çast kur zyra e Vances po shqyrtonte një takim të mundshëm mes zv.presidentit amerikan dhe Ramës ka ndërhyrë ashpër duke thënë një “jo” të fortë e të prerë Shefja e Kabinetit të Presidentit amerikan Trump... zonja e mençur, e ftohtë dhe e hekurt [siç e quan media amerikane ]... Susan Wiles...madje besohet që ajo veç të tjerash në këtë refuzim kategorik të saj të ketë thënë se...ai [ Rama]... është këlysh i Sorrosit... ndaj qëndrojini larg atij...
E tek shikon sot Albumin - fotografik të Ramës nga Munihu...postuar dje në fb e tij...nuk ka si të mos të të bejë përshtypje edhe një foto e tij me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, ku për herë të parë Rama pozon me të i qeshur e duke i hedhur dorën në qafë ... ç'të ketë ''ndodhur'' vallë teksa armiku Kurti na qenka kthyer në “vëllai'' Kurti...?
Qartazi fare...amerikanët e sotëm jo vetëm që nuk e duan kerkundi Ramën, por shumë shpejt janë pikërisht ata të parët që do të kontribuojnë e do mbështesin të gjitha forcat demokratike, PD - Opozitën, Berishën e të djathtën shqiptare për t’i larë njëherë e mirë hesapet me kryeministrin klloun, kukull e këlysh të Sorrosit, siç e quajnë tashmë ata...
Shënim personal - ftoj vetë Ramën, si dhe median pisanjose shqipfolëse të tij që po të kenë b**ë le ta përgënjeshtrojnë me fakte e publikisht lajmin e ngjarjen e mësipërme ... OK...
Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK