I ngarkuari i BE-së Sorenseni do të duhej ta trajtonte diskriminimin e krahinës shqiptare në Serbi
Me rastin e emërimit nga BE-ja të diplomatit danez në postin e përfaqësuesit të posaçëm të bllokut për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
I ngarkuari i BE-së, Peter Sorensen, është vazhdues pas mandatit gati pesëvjeçar të Mirosllav Lajçakut.
Diplomati, me një përvojë të gjatë diplomatike në strukturat e BE-së, me një karrierë që ka ushtruar disa detyra një ndër ta edhe si përfaqësues i posaçëm i BE-së për Bosnjë e Hercegovinë dhe shef i Zyrës së BE-së në Sarajevë.
I posangarkuari i BE-së, Peter Sorensen, përveçqë në krizën më të rëndë që po vazhdon në Bosnjë e Hercegovinë, ka ushtruar detyrën edhe shef i delegacionit të bllokut evropian në Shkup.
I posa ngarkuari i BE-së do të duhej të trajtonte duke e vizituar krahinën shqiptarë që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Ish i ngarkuari i BE-së Mirosllav Lajçak, si përfaqësues i posaçëm i bllokut për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, asnjëherë nuk i kanë kërkuar me ngulm dhe nuk i kanë bërë presion Serbisë pas përfundimit të luftës së UÇPMB-së, zbatimin e Marrëveshjes së Konçulit, por edhe respektimin e Referendumit të 1 e 2 mars 1992, që të dalë në mbrojtje të vullnetit plebishitar të kësaj krahine.
Ish i ngarkuari i BE-së Mirosllav Lajçak, si përfaqësues i posaçëm i bllokut për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, asnjëherë, s’ka kërkuar që Serbia të kthej Lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë.
Shqiptarët në Republikën e Serbisë janë të diskriminuar, pasi po na pasivizohen adresat dhe po ndodh një pastrim etnik-një dëbimi dhe diskriminim, mungon Universiteti në gjuhën Shqipe, rregullimi me Ligj përdorimin i Simbolit tonë Kombëtarë shqiptar Flamurit dhe përfaqësimi proporcional në nivelin lokal dhe qendror.
BE-ja këmbëngul për Këshillin Nacional të pakicës Serbe në Kosovë, por kanë harruar luftën e UÇPMB-së, Marrëveshjen e Konçulit dhe Referendumin 1 e 2 Mars 1992.
Atë që kërkon Serbia për pakicën Serbe në Kosovë ua mohon shqiptarëve në Serbi - këtu kemi dy standarde.
I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Peter Sorensen, në mbylljen e bisedimeve Beograd - Prishtinë nuk mund të mbetët çështja e pazgjidhur e krahinës shqiptare në Serbi.
BE-ja promovon vullnetin e shumicës prandaj, do të duhej të mos mbështesin me dy standarde në këtë rast mbështesin pakicën Serbe në Kosovë, por po harrojnë Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoci që në vitin 1992 kanë mbajtur dhe organizuar referendum.
Mbesim me shpresë se njohuritë të posa ngarkuarit të BE-së, Peter Sorenen ,do t’i shërbejnë që ishte si këshilltar edhe në Kosovë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), përfaqësues i posaçëm i përfaqësuesit të lartë të BE-së në Serbi, por edhe përvojën në misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kroaci.
Krahina shqiptare është rajoni më i pazhvilluar në gjithë Evropën.
Shqiptarëve nuk mundë t'ju mohohen të drejtat që i gëzojnë sikurse pakica serbe në Kosovë, duke përfshirë edhe të drejtën e ulëseve të rezervuara në Parlamentin e Serbisë.
I posa ngarkuari i BE-së, Peter Sorensen, do të duhej të trajtojë diskriminimin e krahinës shqiptare në Serbi dhe kështu nuk do t’i përsëritë gabimet e rënda e paraardhësit, duke praktikuar dy standarde për dy pakica.
Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK