Zërat
Halim Emërllahu
Halim
Emërllahu

Fuqia amerikane përballë pretendentëve lindorë - aziatikë: Rusisë, Iranit dhe Kinës

Zërat February 21, 2022 - 18:39

Fuqia Amerikane ka treguar vlerat e sigurisë së kufijëve global, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Ajo ka krijuar një lidhje aleancash me shtetet që janë në kryqëzimet strategjike e gjeopolitike, ngushticave të rajonëve më kryesore në nivel botëror. Më pas ka ndërtuar marrëdhënie të sigurisë globale me ishujt dhe shtetet bregdetare për gjatë gjithë kontinentit Aziatik, duke përfshi Korenë e Jugut, Tajlandën, Singaporin, Filipinët, Tajlandën etj, por duke e përfshi fuqitë tjera rajonale, si- janë Japonia dhe Australia.

Fuqia Amerikane imperialiste e pragmatiste ka mbajtur marrëdhënie speciale me Izraelin, dhe më tej lidhje tjetër të sigurisë me shtetet arabe të moderuar apo sekuluariste si Katari, Bahreini, Kuvajti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërkaq me Europën Qendrore dhe Lindore që nga periudha e Luftës së Ftohtë, ka formuar aleanca edhe me shtetet e grupeve të vogla, kryesisht me ato shtete post-komuniste si psh. Lituanin, Estonin, Polonin, Sllovakin, Republikë Çeke, Rumanin, Hungarin dhe Bullgarin. Këto vende formojnë koridoret që shjejnë drejt Detit Balltik, Detit të Zi, ndërkaq ka kultivuar raporte mes Rusisë dhe Gjermanisë.

SHBA-të sot për sot kanë në zotërim pasuri globale dhe të patundshme me një strategji gjeopolitike, por që janë shumë të kontestuar në aspektin gjeopolitik, duke kaluar edhe në tensione diplomatike, rreth ngushticave detare apo edhe të koridorëve tokësore, me mjaft kritika si psh. Linjat detare, aziatike në drejtim të Detit të Kinës Jugore, Deti i Kinës Veriore, Deti i Japonisë, madje ngushtica e Tajvanit, Gjirit Persik, Mesdheu lindor, Detet Baltik dhe i Zi dhe hapësira tjera në shërbim të stabilietetit të bregut Euroaziatik lindor. Ajo që sot është më e rëndësishmja nga prespektiva strategjike e SHBA-ve, gjatë shek. XXI, të gjitha këto vende aleate të SHBA-ve ndodhen afër fuqive historikisht autoritare si: Rusia, Irani, Kina. Këto fuqi rajonale sot realisht janë konkurent edhe në politikat ndërkombëtare ndaj SHBA-ve.
Të gjitha këto shtete kanë rëndësi të madhe strategjike dhe gjeopolitike; ato janë aleat me SHBA-të, por me forcë të dobët ushtarake, duke veçuar Japonin dhe Izraelin.
Kjo tregon më së mirë për rendin Global dhe për politikat ndërkombëtare, duke e mbajtur Amerikën tutje yj fuqi të dobishme, shumë të domosdoshme pë rutjen e stabilitetit të sigurisë ndërkombëtare, për demokracinë, tregun e lirë, karshi një aleance Lindore-Aziatike autoritare, apo të një sistemi politik ekonomik me ideologji bazë komunizmin shtetëror, alias kapitalizmin shtetëror.

Vetë prezenca amerikane në këto pozita strategjike e gjeopolitike, në nivel global tregon se ka shpenzuar shumë, vetëm për rutjen e paqës dhe sigurisë ndërkombëtare, që kanë penguar nxitjen e konflikteve së paku në përmasa globale, dhe kanë hapur rrugët më të rëndësishme të tregut dhe promovimin e demokracisë, sundimin e ligjit në zonat që ishin edhe me konflikte. Dhe nëse kemi një tërheqje të SHBA-ve nga ndonjë prej këtyre vendeve stratgjike e gjeopolitike, atëherë, krijohen lehtësira të mdha për rikthimin e fuqive reale, që sot janë konkurente të Amerikës – e kam fjalën për aleanca Lindore-Aziatike si ajo: Rusi-Iran-Kinë.
Nëse Kina me forcën e vet imperialiste menagjon politikat e jashtme të këtyre shteteve bregdetare që janë të volga karshi Kinës, dhe me lehtësi do ti kontrollojë dhe ti fusë nën ombrellën e sovranitetit të vetë territorial, ajo do t’i kontrollojë dhe rrugët e tjera detare. Po ashtu ndodh e njejta gjë edhe me Rusinë, ku me të gjitha ato prapambetje ekonomike, që mund ti ketë Rusia sot, arrin me shpjetësi të madhe të ndikojë në shtetet e vogla përgjatë kufirit perëndimor, dhe fërcohet edhe më shumë në sigurinë energjetike europiane, duke fituar akses në portet me ujëra të ngrohtë. Por ajo që do të jetë edhe më shqetësuse, mund ta minoj aleancën e sigurisë veri-atlantike - NATO-në dhe BE-në në lidje të Gjermanisë. Nëse Irani arrin të fitojë influecë të madhe në Lindje të Mesme, e sidomos në mes të fqinjëve të vegjel arabë, e sidomos përgjatë bregdetit të Gjirit Persik, atëherë ai arrin me lehtësi ta trazojë furnizimin ndërkombëtar me naftë

Rivaliteti në mes fuqive të mdha shtetërore imperialiste në nivel Global

Shtetet e fuqishme janë rivale dhe pikëspari janë në garë për aleatë në aspektin strategjik e gjeopolitik, që nga themelimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, për t’ia tejkaluar kundërshtarit krijojnë tensione diplomatike, ndërkaq presin për të marrë mbështetjen e shteteve tjera ndërkombëtare. Vetmia strategjike është parë si e rrezikshme. Por në vetëvete asnjërit nuk I mjafton veëtvetja. Por edhe të keshë alaet, ky fakt nuk është garancion për fitore, madje shpesh mund të jetë edhe disavantazh dhe vdekjeprues për paqe ndërkombëtare. E kemi rastin më të fresket që ka ngritje të tensionëve ushtarake në mes Rusisë e Ukrahinës, edhe pse Ukrahina tashmë është aleat i SHBA-ve dhe NATO-s.
Kjo garë e fuqive të mdha ndodh zakonisht rreth kufijëve, meqë ato janë rivale, duke rrezikuar të kalojnë në konflikte të nxeta për dominim, por edhe për gllabritje territoriale me interesa strategjike, kontrollim të ujrave, vendeve me minerale të veçanta, hapësirave bujqësore, rrugëve, hekurudhave etj.

Këto janë pasuritë minerare, vetë gjeografia e pozicioni, që janë burime kryesore dhe shumë të domosdoshme për mirëqenie e siguri kombëtare, siq e kemi rastin me SHBA-ve. Pozita gjeografike gjithësesi se ka ndikuar edhe në aspektin gjeopolitik e strategjik . Oqeanet e kanë mbrojtur SHBA-në nga shtetet armike; projektimi i çfardo pushtimi nga këta shtete që ishin përtej këtyre ujërave Atlantike ishte i parealizueshëm, e nëse po, shumë i shtrejtë. Sot në kohë e teknologjis oqeanet nuk janë të pakalushëm dhe zhvillimet teknologjike, po ashtu forcat e armatosura ajrore, raketat balistike ndërkontinentale, ndërkaq janë ma të lehta lëvizja e mallrave e njerëzve, por është edhe një iluzion i rrëzikshëm. Ky fakt dëshmon se, t’i dërzohesh tundimit e i zolimit gjeopolitik, do të thotë të filtrosh me katastrofën.

Sot bota është shumë polare

Sot bota nuk është niëpolare, por është shumpolare. Shumë shtete të fuqishme të industrializuara zotrojnë armë bërthamore, dhe në ketë mënyrë përgjegjësia e rendit dhe siguria globale është në kolektive e jo individuale. Kjo tregon se shansat janë edhe më të mëdha për ta rrezikuar botën nga teknologjia e madhe e armatimit bërthamor.
Sot nuk ka mundësi që të jesh i pavarur nga aleatët përmes teknoligjisë, sepse teknologjia nuk mund të kufizohet nga fuqitë detare. Shumë shtete kishin menduar të bëjnë një gjë të tillë, duke meduar se mund të ngrisin një barrierë mbrojtëse mbi zhvillimet teknologjike. Mund ta marrim rastin e Francës në vitet 1930. Franca atbotë ndërtoi një mbrojtje statike të sofistikuar për gjatë kufirit lindor - Vija Maginot me këtë ide në mendje. Por kjo ideologji e vetbesimit të qon në iden e tepruar tek armët bërhamore si mjet për ta garantuar pavarësin nga aleatët. Ajo që finalzuese në studimet strategjike e në proceset e globalizimit me idenë që të sigurohet garantimi i lirisë prej aleancave. Ky shestim sjllë tek tundimi mbi vetëmjaftushmërin që të mundëson pozita gjeopolitike e bazuar mbi atë që është superioritet teknologjik për shtetin. Rasti i SHBA-ve na tregon se besimi në aftësinë e fuqisë detare që kanë SHBA-të, ka qenë gjithmonë i fort, e sidomos kjo vlenë për kohën e errët për gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo dëshmon se flotat detare sjellin sigurinë detare, që ishte edhe gurë themeli i SHBA-ve. Por, nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, disa studjues të strategjisë politike kishin pa të arësyshme kufizimet e mbrojtjes statike të bazuar në forcën detare, që ishte interes strategjik e gjeopolitike për SHBA-të.
Sidoqoftë, vazhdimësia e pranisë hegjemoniste që shkonte në rritje në Euroazi, duke thelluar kërcnimin ndaj pluralizmit gjeopolitik e gjeostrategjik, rezonoi si një rrezik për sigurin kombëtare amerikane. Kjo të tregon se duhet të ketë më shumë kontroll të rrugëve detare të Atlantikut dhe Paqësorit. Në vitin 1943, Ëlater Lippmann, studjues i politikave strategjike, kishte argumentuar se “vija e pafund bregdetare e dy Amerikave nuk mund të mbrohet nga ushtarët që qëndrojnë në breg dhe, duke mbajtur mbrojtjen bregdetare, apo edhe nga një flotë e bazuar në në dy Amerikat dhe, për pasoj, të detyruara të lejojnë armikun të vendosë se kur dhe ku të godasë”. Ky studim i strategut Lipman duhet të jetë një mburojë strategjike e SHBA-ve, jo vetëm tek kufiri tri-miljesh tek ujërat amerikane, por duhet të ishte për zgjatjen përtej oqeaneve dhe deri tek tokat transoqeanike, ku mund të nisë një sulm detar por edhe ajror. Analistët amerikanë e shohin se mbrotja e Amerikës duhe të jetë përtej kufijve të shtetit dhe duhet të bazohet në vet fuqin amerikane, ndaj çdo kundërshtari qtë mundshë. Ky studim strategjik në nivel të sigurisëamerikane, por edhe në nivel global , dëshmon se SHBA-të duhet të kenë tutje investim shumë më të madhë ushtarak, hapje të bazave të mëdha ushtarake, për ti kontrolluar rrugët ajorore dhe ato oqeanike, që përfshin rrugët polare e sidomos ato në Mesdhe dhe Afrikën e Veriut.

Amerika rreth stabilitetit ndërkombëtar

Në politikën e jashtme Amerikane reflekton teoria politike e Nicholas Spykman, e cila nënvizon se “në terma afatgjatë do të ishte më e lirë të qëndrojmë anëtar aktiv i zonës së fuqisë europiane, se sa të tërhiqemi për intervale të shkurtra në territorin tonë, prej ku do të detyrohemi më vonë të vëmë në veprim gjithë forcën tonë kombëtare për të korigjuar një balancë që mund të kishte nevojë veç për një peshë të lehtë në fillim”. Një reagim të kësaj natyre e vrejm tek Colin Gray. Ai nënvizon se, duhet ta bëjmë një balacim të fuqishëm në Euroazi se sa me Eurazinë, që është në interesin e SHBA-ve.“ Siç vëren Colin Gray, është në interesin e SHBA-ve që më mirë ta balancojë fuqinë në Euroazi se sa me Eurazinë. Kjo tregon se politika e jashtme Amerikane duhet ta shtrojë ndikimin e saj ushtarak në veprimet e jashtme të aspektit të siguris, e jo të ndalet vetëm tek oqeanët, meqë këto oqeane e ndajnë nga bota, por duhe të marr pjesë dhe të jetë pjesmarrëse në manovrimin e fuqive euroaziatike. Sa ma shumë prezencë dhe kontrollim nga Amerika, të rrugëve oqeanike dhe atyre ajrore në drejtim të kontinentit të Amerikës së Veriut, kështu që aleatët përtej oqanëve bëhen të pavlerë. Veprimet teknologjike kanë rëndsinë vet në veprime mbrojtëse, nga kërcnimet e huaja, duke themeluar një Amerikë të fortë dhe kjo ndikon në veprime të pavarur edhe nga aleatët amerikan, çka bën që këta aleatë të mbeten edhe të pavlerë.

Por në kategorinë e versioneve tjera të quajtura ekstreme, hyn tundimi teknologjik, i cili është i bazuar edhe tek aftësitë e armëve nukleare, që shihen si pjesë fundamentale e mbrotjes strategjike. Për të qenë i pavarur nga aleatët, një përpjekje të tillë e kishte aprovuar Republika Franceze. Kjo ishte një përpjekje e saj për prodhimin e armëve bërthamore, për prestigj në arenën ndërkombëtare, për ta krijuar një zë shumë të fuqishëm, jo për të qenë pjesë e nënshtrimit ndaj një shteti tjetër perëndimor.
Studjuesi tjetër i kësaj teori strategjike John Mearsheimer, po inkurajon një shtim të kontrollimit nuklear, se kjo ndërton stabilitet ndërkombëtar, se shtetet në vazhdimësi bëhen të aftë për kundërgoditje dhe me masivitet me ndërveprime të përbashkëta. Sigurisht se, në rast se të gjithë shtetët kishin zotnuar armë bërthamore, siguria e shteteve do ët ishte vetanake, autoktone dhe fare pak do të kishte mundësi veprimi tok me aleat ndërkombëtar. Rasti i Amerikës në veprime të mdha në shumë vende të botës, me ndërhyrje ushtarake, kishte me qenë më i kufizuar, me më pak shpenzime ushtarake, ekonomike etj, natyrisht nese shtete e tjera kishin zotnua armë nukleare, meqë ata do ishin mbrojtur edhe vetë. E kemi rasti e sotëm me Ukrahinën. Nëse Ukraina do të kishte mbjatur armë nukleare, kishte me qenë më e sigurt në aspektin kombëtar, tashti kur ajo po përballet me kërcnimet e sovranitetit dhe integritetit territoral nga Rusia.

Depriorotizmi një ideologji strategjike amerikane

Kjo është lëvizje finale në kuadër të së cilës Amerika e shikon deprioritizmin e aleancave si një strategji shumë të madhe . Kjo është ideologjia. Si e tillë asaj I paraprinte një debat që i ka rrënjët tek intelektualët kur filluan të diskutojnë për themellimin e Amerikës, por që kishe përfunduar me pikëpamje edhe kontraditore të “liberalizimit dhe izolacionizmit”.
Izolacionizmi është një rrymë e raksioneve ideologjike politike në SHBA, e cila ideologji politike si para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore ,e kundërshtonte pjesmarrjen e SHBA-ve në luftë kundër nazizmit që prodhoi ideologjia hitleriane. Shih për këtë, menjëherë pas luftës, është kërkuar izolimi i SHBA-ve nga poltikat evropiane. Po ashtu kemi edhe idenë e historianit Felix Gilbert rreth Izolacionizmit. Ai thotë se “izolacionizmi ekzistonte në një sferë pakohësie; internacionalizmi në të ardhmen’’, që nënkupton një pikëpamje në arenën ndërkombëtare për bashkëpunim në vend të garës konkurruese mes shteteve. Kjo jep sinjalin për prespektivën liberale, që e karakterizon harmonin e interesave të përbashkëta në mes shteteve dhe kërkojnë zgjidhjen e problemeve në mënyrë të përbashkët.

Sot kërcnimet janë globalizuar, dhe për ti shmangur këto ide janë në veprime të përbashkëta e bashkëpunuse kjo edhe është ideologjia liberale. Siç kishte thënë edhe ish sekretarja e SHBA-ve Hillary Clinton në vitin 2010 “politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara duhet të ndërtojë një arkitekturë të re globale që mund t’i ndihmojë kombet të bashkohen si partnerë për të zgjidhur probleme të përbashkëta”. Dhe po ashtu me një deklaratë të tillë vije edhe ish presidenti Obama, që kishte shprehur besimin e tij për të ardhmen e kombëve tek thotë se në “shumë pika të historisë njerëzore-interesat e kombeve dhe njerëzve janë të përbashkëta”. Një “konsensus izolacionist” kishte marrë fund vetëm kur ishte bërë e qartë me lindjen e një hegjemonie autoritare dhe të asaj armiqësore në Evropë si dhe do të kërcnonte sigurinë Amerikane”. Me zhdukjen e këti përceptimi zhdukjet e tilla rreth kërcnimit duken të parëndësishme (pikëpamje liberale), apo në pa aftësitë e tyre strategjike, ato ishin të pa përshtashme për të arritur në kontinentin amerikan, në mënyrë që të ndikojnë në mirëqenien amerikane (në pretendimin izolacionalist).
SHBA-të shpesh kishin arësyet rreth teorisë së depriortizimit të aktualitetit rreth alencave, siç ishin të qarta gjatë zgjedhjeve të vitit 2008 dhe të vitit 2016, ku shihej se ishte një lodhje e përgjithshme nga luftrat në Irak dhe në Afganistan, madje kishte një vazhdimësi më të theksuar në kombin amerikane rreth izolacionizmit me rastin e 11 shtatorit, për t’mos i mbajtur forcat ushtarake jashtë vendit, duke i parë të provokushme, të panevojshme e të parësyshme dhe me shpenzime të mdha për buxhetin e shtetit. Nëse kemi izolacionizmin në politikën e jashtme amerikane, dhe në anën tjetër një mosgatishmëri të aleatëve, e në veçanti nga ata në kontinentin evropian për ti rritur shpenzimet e tyre ushtarake, do të thellohen problemet rreth sigurisë. Shumë ekspertë amerikanë janë deklaruar se Amerika të mos jetë tutje një shtet kujdestar. Në anën tjeëtr ata pohojnë gjithnjë e më zëshëm se vendet më të pasura dhe më të industrializuara, duhet të përkujdesën për vetën.

Problemet demografike dhe pasojat për shtetet e zhvilluara

SHBA-të sot me gjithë këto ndryshime ekonomike, sociale, politike me probleme të nivelit global si me bioteknologjin, nanoteknoligjin, tekonoligjin informative etj, do ta kthejnë mbrapsht rënien ekonomike, e kjo mund të krijon dilema për vetë Amerikën. dër dilemat me të cilat sot po ballafaqohet globi janë: përkeqësimi rreth demografisë, dilemat sociale, mjedisore dhe ato ekonomike. Me këtë vistër dilemash sot po ballafaqohen edhe shtetet më të idutrializuar të botës, dhe e logjikshme të pritet se ato do të pësojn më shumë se sa SHBA-të. Kina do të shkojë më shumë nga shkenca gerontologjisë, por do të ballafaqohet me plakjen e popullësies para se të bëhet e pasur. Rusia do të bëhet shumë më e korruptuar dhe më agresive dhe e varfër. Evropa si kontinet i preferuar i botës post-amerikane, e cila vlerësohet si kazan forcash, do të ballafaqohet me probleme të thella ekonomike. Pse Amerika do të jetë forca dominuse imperialiste, ekonomike karshi shteteve të industrailizuar, e përcakton revolucioni i gazit argjilor, ku do ta fërcojë pozicionin superior të SHBA-ve, duke ndikuar dhe i bërë më pak të varura nga furnizimi me lëndë fosile për energji, por edhe duke reduktuar me vulen e rehabilitetit strategjik amerikan ndaj tekave politike të disa autoritarëve në Lindjen e Mesme, Rusisë dhe Venzuelë. Amerika sot nuk shihet se do të ketë aq shumë interes të drejtpërdrejtë në Gjirin Persik, por kjo është shqetësim i madh për aleatët e Amerikës, e sidomos për Japonin, që është shumë e varur nga furnizimet me energji nga Lindja e Mesme. Prandaj kjo frymë po krijon shqetësim të madh në Japoni, meqë rezonohet se një Amerikë me pavarësi energjetike mudnet që ta ndalë një ditë sigurin për rrugët detare.
SHBA-të përveç se duhet të jenë pjesë e thelbit të të natyrës së mbrotjes, duhet të negocoinë me fuqit kryesore që sot janë pretendent të dominimit global si: Rusia, Irania, Kina, që janë shumë këmbëngulëse në gjithë ato rajone të veta për të dominuar, me qëllim që ti kanalizojnë dhe të arrijnëbarazpeshën për t’prodhuar paqe në ato lagjet e tyre. E kjo është e arritshme vetëm atëherë kur menaxhon nëpërmjet idesë së “akomodimeve”. Termiakomodim e mbanë një konotacion “zbutës” në politika të rrëzikshme. Ky nocion – akomodim, është përdorë për një ujdi të madhe me rivalët e SHBA-ve. Përpjekjet e Rusisë imperialiste, ambiciet e mdha nukleare të Iranit, pretendimet detare të Kinës në rajonin e Azisë etj, kanë krijuar marrdhënje zero deri tash me SHBA-të. Fuqia Amerikane duhet t’i mbështetet aleatët e vet në mënyrë që të arrijë synimin për ta frenuar zhvillimin e dominimin e Kinës. Kina po pretendon që të zhvillojë konflikte territoriale me fqinjët e vet. Kjo është një çështje serioze tjetër për SHBA-të, meqë është në pikëpyetje se a do të arrijnë ta bëjnë një ndërhyrje ushtarake. Prej shumë studimeve strategjike e gjeopolitike, e sidomos që prej Luftës së Dytë Botërore, kanë operuar me forcën imperialiste, hegjemoniste, SHBA-të ishin dhe mbetën garantuesi më i besueshëm i sigurisë dhe i stabilitetit në rajonet më kryesore të botës. Edhe pse sot ka dilema rreth sigurisë globale në këto politika izolacioniste e të depriortizmit amerikan, Amerika është e domosdoshme dhe faktorizuese për shumë shtete të botës liberale. Për ndryshe do të kemi rikthim të autoritarizmit politik, por edhe të një tregu komunist-kapitalsit të një aleance pretenduse Lindje-Azi në përbërje: Rusi, Iran, Kinë.

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK