Stigma
Stigma është një faktor rreziku që çon në rezultate negative të shëndetit mendor, cili parqet vështirësi në jetën sociale dhe atë emocionale. Vonesat në identifikim dhe trajtimit zvogëlon gjasat që një pacient me gjendje të rëndë mendore të marrë kujdesin dhe trajtimin e duhur. Është e qartë se vonesa për shkak të stigmës mund të ketë pasoja shkatërruese, dhe shumë të rënda, që shpesh janë të pranishme në shoqërinë tonë me vetëdije apo edhe pavetëdije. Kjo përmbledhje do të shtjellojë shkaqet dhe pasojat e stigmës në lidhje me gjendjen mendore.
Stigma çdo ditë përjetohet universalisht, izolon njerëzit dhe vonon trajtimin e gjendjes mendore, e cila nga ana tjetër shkakton një barrë të madhe në funksionimin social dhe ekonomik. Individët me gjendje të rënduar mendore ndihen të stigmatizuar, nga familja, rrethi dhe nganjëherë edhe nga vetë profesionistët. Shumë njerëz që mund të përfitojnë nga shërbimet e trajtimit mendor me terapi mbështetëse, qoftë medikamentoze apo psikoteraputike, nuk iu përmbahen plotësisht regjimeve mbështetëse për shkak të ndjenjës së stigmatizimit.
Çfarë e shkakton stigmën?
Stigma buron nga burime të shumta, të cilat funksionojnë në një mënyrë sinergjike dhe kanë implikime serioze në jetën e një individi.
Besohet se mund të vijë nga burime personale, sociale dhe familjare dhe nga vetë natyra e gjendjes psikike emocionale.
Shumë studime tregojnë se stigma zakonisht lind nga vetëdija e ulët e njerëzve, vetëvlerësimi i ulët, mungesa e edukimit, mungesa e perceptimit dhe nga natyra dhe ndërlikimet e gjendjes emotive mendore, për shembull sjelljet e çuditshme.
Shkaqet dhe pasojat e stigmës janë të mëdha dhe të dëmshme, shpesh të padallueshme dhe çojnë në paragjykime që ndikojnë në qëndrimet dhe në veprime të rënda, si izolimi nga rrethi familjar, shoqëror, të cilat nga ana e tyre rrisin paragjykimet vazhdimisht dhe gjendja e individëve shkon vetëm duke u rënduar. Në këtë kontekst, vetë-stigma dhe stigma e perceptuar kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme në pasojat që përfshijnë ndryshime në qëndrimet familjare dhe shoqërore.
Disa studime kanë treguar se stereotipat publikë dhe paragjykimet për sëmundjet mendore kanë një ndikim të dëmshëm në gjetjen dhe mbajtjen e vendeve të punës që shpesh penalizohen me izolimin e individëve, te cilët rezultojnë me dëshpërime dhe pa vullnet për jetë.
Pasojat e Stigmës
Pasojat e stigmës mund të jenë kërcënuese për jetën dhe nganjëherë përfundojnë me fatalitet.
Mund ta privojë një individ nga nevojat bazë, t’i margjinalizojë dhe privojë ata nga ecuria e jetës normale duke çuar potencialisht në vdekjen e tyre nga vetë-neglizhimi ose vetëvrasja.
Të qenit i sëmur mendor ende në disa vende konsiderohet një gjendje e turpshme që bën që personi ose familja të ndihen të turpëruar.
Në disa kultura, të kesh një të afërm të sëmurë mendërisht, nëpërmjet shoqërimit, mund të dëmtojë mundësitë e përparimit të anëtarëve të tjerë të familjes, në një masë ku mund të dëmtojë perspektivën për shkak të perceptimeve të rrethit
Është e rëndësishme të kuptohet se natyra, përcaktuesit dhe pasojat e stigmës ndryshojnë sipas kulturës dhe rajonit. Disa studime kanë treguar se pacientët ndjejnë refuzim nga anëtarët e familjes dhe rrethit shoqëror.
Njerëzit me gjendje të rëndë mendore përjetojnë stigmë gjatë rrjedhës së sëmundjes dhe trajtimit të tyre dhe kjo mund të ndikojë negativisht në përkeqësimin e simptomave dhe mospërputhje me trajtimin. Stigmatizimi çon në izolimin selektiv të njerëzve, të cilët shoqëria i konsideron ose me të meta fizike ose njerëz me sjellje të çuditshme.
Metoda më e zakonshme për të luftuar stigmën janë kujdesi, identifikimi si dhe trajtimi:
- Ju mund të hezitoni të pranoni se keni nevojë për trajtim
- Mbështetja familjare si dhe shoqërore
- Mos lejoni që stigma të krijojë vetë-dyshim dhe turp
- Të keni vetëvlerësime real dhe meritor për veten
- Të rrethoheni me njerëz që ju vlerësojnë dhe ju bëjnë të ndiheni të rëndësishëm
- Stigma nuk vjen vetëm nga të tjerë
- Mos e izoloni veten
- Mos e barazoni veten me sëmundjen tuaj
- Shprehuni për gjendjen emocionale dhe për përjetimet tuaja
- Bashkohuni me një grup mbështetës
- Merrni ndihmë në vendet adekuate
- Flisni kundër stigmës.
Spec. Donika Tahisrylaj Alidemi, psikologe mjekësore
Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK