Si po shkërmoqet së brendshmi faktori politik shqiptar në Maqedoni?!
Integriteti i kërcënuar i përfaqësimit dinjitoz të shqiptarve në institucionet e RMV, ka bërë që fuqia vendimarrëse e partive shqiptare të reduktohet në një qark të mbyllur ambicjesh iracionale per disa karriga ministrash e drejtorësh, paçka se deklarativisht angazhohen me teper per programe e më pak për poste.
E përbashkëta unanime e stilit të punës dhe e metodës së partive politike shqiptare në Maqedoni është radikalizmi i tyre në opozitë dhe tkurrja e veshëve posa ta shkelin derën e qeverisë. Nëse i pyetni ata se pse ndodhë kjo veshtkurrrje, me siguri do të merrni përgjigje nga më të bezdisshmet, e që në të shumtën e rasteve mund të përmblidhen me pak fjalë: “Ne po bëjmë politikë insitucionale, nuk e kemi lehtë brenda natës t’i kalojmë projektet dhe kërkesat e premtuara në fushata parazgjedhore”.
Në një shtet multietnik si Maqedonia, ku problmet dhe proceset etnike, shoqërore e adminstartive nuk kanë përfunduar ende, është luks i tepruar ky farë “pluralizmi” partiak shqiptar, sepse me kalimin e kohës dhe praktika e ka dëshmuar se ky më pak është pluralizëm, e më tepër inflacion idesh dhe humbje energjish të kota në luftën brendashqiptare.
Ky fukarallëk potencash brendashqiptare, nuk është pasojë e mungesës së resurseve dhe kapaciteteve kadrovike e profesionale, por është më tepër rezultat i projeksioneve të gabuara të udhëheqësve partiakë për të menaxhuar në kaos, me kuadro që janë kontingjente tifozsh partiakë dhe që synim prfundimtar kanë kënaqjen e ambicieve sociale e ekonomike të një tufe njerzish, që ndryshe quhen edhe partizanë kokeshëkretë që si “kualifikim” të vetëm konsdierojnë posedimin e patent shoferit, ose librezën e shëndetësisë. Në vend se të demonstrojnë unitet për një strategji të përbashkët të veprimit politik, e cila pastaj do t’ua lehtësonte punën edhe gjatë pjesëmarrjes në ndonjë koalicion qeverisës, partitë shqiptare sikur janë të prirura të veprojnë të defaktorizuara në arealin politik maqedonas, duke u treguar gjithnjë e më të dobëta në kabinetet qeverisë të radhës. Vetëm kur të hyjnë në pushtet ato, mund ta dini se sa pak fuqi vendimarrëse kanë dhe krejt kjo për pasojë të mosfakorizimit politik e institucional dhe perjashtimit arbitrar te energjive kreative nga shoqeria e gjere dhe nga bota intelektuale-akademike.
Per pasojë ndodhë që te angazhohen vetem individet me sens te lart te lojalitetit dhe me koeficient te ulet te inteligjences. Kjo shkërmoqje së brendshmi e faktorit politik shqiptar në RMV do të ketë një kosto të lartë per te ardhmen e vet shqiptarëve por edhe një favor për politikën maqedonase e cila vetëm përmes defaktorizimit të shqiptarëve mund ti rrumbullaksoj disa procese që ende nuk kanë perfunduar.
Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK