Tifozët serbë të talibanëve që flasin shqip në Prishtinë
Tifozët serbë të talebanëve që flasin shqip në Prishtinë, ishin trajnuar një kohë të gjatë në kampet e betejave antikosovare, duke qenë të lidhur ngusht me oligarkinë që ushqehej me paratë e krimit. Beogradi asnjëherë nuk e kishte fshehur faktin se kishte qenë ngusht i lidhur me këto oligarki, që në Kosovë prodhuan media e gazetarë, të cilët profesionin e tyre po e këmbenin me do favore që t’i jep nëntoka e stanishiqëve e radonçiqëve.
Largimi i amerikanëve nga të gjitha zonat problematike ka qenë dhe mbetet dëshirë dhe objektiv kryesor i politikës ruse. Moska është edhe kundër instalimit të mekanizmave të sigurisë kolektive të NATO-s në shtetet që kufizohen me ish BRSS-në. Për rrjedhojë, zhvillimet e fundit dramatike në Afganistan, nga Moska po lexohen si dështim të SHBAve për të vendosur demokraci dhe reforma në këtë shtet, kurse NATO-s ia përshkruan edhe një debakël për të shtrirë frymën e doktrinës së saj ushtarake e politike në këtë rajon të trazuar.
Por, në anën tjetër Federata Ruse nuk është gjithaq e kënaqur me ardhjen e talebanëve në pushtet, për arsye se siguria e deritanishme në Afganistan i ka konvenuar edhe Moskës. Tash e tutje destabilizimi në këtë shtet mund të prodhojë domino efekt edhe në disa shteteve ish-sovjetike me përbërje dominuese myslimane. Kjo për Rusinë është një disfavor, për arsye se zërat kundër saj mund të inkurajohen pikërisht nga kjo frymë talebaniste që po instalohet në këtë pjesë të Azisë.
Me ardhjen e talebanëve në pushtet, pëfituese më e madhe del të jetë Kina, por edhe kjo mbetet të testohet në kohët në vijim.
Efekti i kthimit të talebanëve në pushtet po analizohet nga shumë qeveri evropiane e qendra të ndryshme studimore. Kjo kthesë dramatike e situatës i ka zënë të papërgatitur gati të gjitha qeveritë perendimore, ndonëse mund të prejudikoheshin gjërat pasmarrëveshjes midis talebanëve dhe ish presidentit amerikan Trump. Pra, vend për ndonjë befasi nuk ka pasur, por askush nuk e ka pritur se kaq shpejt do të ndodhë përmbysja e skenës politike në Afganistan.
Njëzetë vite pas zbarkimit të amerikanëve dhe nëntëmbledhjetë vite pas hyrjes së NATOs, Afganistani mund të thuhet lirisht se po kthehet aty ku ka qenë – nën dominimin taleban.
Në anën tjetër, janë harxhuar rreth 100 miliard dollarë amerikanë, janë vra 2240 ushtarë amerikanë dhe janë plagosur rreth 20 mijë persona.
Jo pak vëzhgues po thonë se gjithë ky angazhim amerikan dhe perendimor përgjithësisht në Afganistan ka shkuar kot. Kjo edhe për faktin se në këtë shtet nuk arritën të konsolidohen institucione të fuqishme që do t’iu bënin rezistencë çfarëdo rikthimi të Talebenavëve. Prandaj presidenti amerikan Joe Biden kishte të drejtë dje kur thoshte se ushtria amerikane nuk mund të luftojë nëse për këtë nuk është e gatshme vet ushtria afgane. Me fjalë të tjera ai dërgoi mesazh se ushtarët amerikanë nuk mund të vritennë një shtet të huaj, përderisa aty nuk ka gatishmëri që të ngrihen struktura të fuqishme ushtarke, policore e institucionale, të cilat do ta merrnin mbi supe përgjegjësinë e drejtimit të shtettit edhe pas largimit të amerikanëve.
Por, në praktikë ndodhi e kundërta. Ushtria dhe policia afgane u dërëzuan para forcave talebane, presidenti Ashraf Ghani ia mbathidhe ua dorëzoi postin pa kurrfarë rezistence talebanëve, kurse aeroportet u mbushën me njerëz që kishin qenë ose mbështetës ose pjesë e ish-administratës shtetërore. Për pasojë, edhe një krizë e refugjatëve do të kaplojë gjithë Europën ku pritet të zhvendosen deri në 100 mijë afganë.
Këto zhvillime po analizohen edhe në Beograd, edhe në Prishtinë. Ka jo pak zëra në Prishtinë që nuk dallojnë shumë nga pikëpamjet retrograde të disa eksponentëve të hegjemonizmit serb në Beograd. Të proklamosh se Serbia e merr Kosovën jo për 9 ditë, por për 9 orë, është kulmi i dashakeqësisë kundër vendit tënd. T’i bësh argat kaq hapur dhe kaq lirë përfaqësuesve të llumit shovenist serb, të cilët njësoj po i fërkojnë duart pas këtyre zhvillimev dramatike në Afganistanë, është pika zero ku pushon arsyeja e shëndoshë njerëzore dhe ku fillon nëndija mercenare e kontigjentëve të krimit që u shndërruan në media e gazetarë.
Tifozët serbë të talebanëve që flasin shqip në Prishtinë, ishin trajnuar një kohë të gjatë në kampet e betejave antikosovare, duke qenë të lidhur ngusht me oligarkinë që ushqehej me paratë e krimit. Beogradi asnjëherë nuk e kishte fshehur faktin se kishte qenë ngusht i lidhur me këto oligarki, që në Kosovë prodhuan media e gazetarë, të cilët profesionin e tyre po e këmbenin me do favore që t’i jep nëntoka e stanishiqëve e radonçiqëve.
Talibanët nuk janë një “shtet tjetër”, por janë qytetarë të Afganistanit, të cilët janë rikthyer aty ku kishin qenë para 20 viteve. Pra, krahasimi në mes të kthimit në Kosovë të Serbisë dhe talebanëve në Afganistan, jo vetëm që është një krahasim komplet idiotik, por në vetvete përmban edhe një nëntekst tepër djallëzor që godet shtyllat e shtetësisë së Kosovës.
Ata që besojnë se Serbia e merr Kosovën për 9 orë, janë tepër skeptik për shtetësinë e Kosovës, prandaj me progandën e tyre mercenare duan t’ia përgatisin terrenin Serbisë për ndonjë invadim eventiual në Kosovë.
Ata që besojnë se Serbia e merr Kosovën për 9 orë, duan të besojnë në dështimin e politikës kosovare për të ngritur shtet të fuqishëm e kredibil. Prandaj ata llogarisin si tepër në ftohjen e marrëdheënieve në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Administratës Amerikane, sepse kështu mendon edhe Serbia.
Tifozët serbë të talibanëve që flasin shqip në Prishtinë, pasi që kanë obligime ende të pakryera ndaj bosave të tyre të krimit, kanë zgjedhur metodat më të lehta të komparacionit në mes të situatës në Afganistan dhe në Kosovë. Ata edhe tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani duan ta vendosin nën thjerrëzën e realitetit politik e të sigurisë në Kosovë, duke pretenduar se edhe shoqëria dhe politika kosovare ka prirje
talibaneske për të dështuar në ndërtimin e shtetit pas tërqheqjes së trupave shumëkombëshe nga Kosova. Ata duan të mendojnë gabimiusht se baza ushtarake amerikane në Bondsteelështë ngritur me të njejtat objektiva me zbarkimin amerikan në Afganistan para 20 viteve. Mosnjohjësit e strategjisë amerikane e kanë shumë lehtë të lëshohen në teori konspiracioni, duke nxjerrë nga mënga ide që jo vetëm se nuk korrespondojnë me realitetin, por janë në kunërshtim edhe me parimet e gjeopolitikave ku fjalën kryesore e kanë sërish amerikanët.
Kosova erdhi këtu ku është pas një procesi të gjatë e të vështirë të shtetndërtimit. Fillimisht ndodhi çlirimi i Kosovës (1999) nga okupatori serb, pastaj ndodhi pavarësia e Kosovës (2008) dhe katër vite më vonë (2012) përfundoi mbikqyra ndërkombëtare e pavarësisë.
Të gjitha këto faza, Kosova i kaloi me jo pak trauma e vështirësi, të cilat ende nuk i ka flakur tërësisht, por nuk mund të thuhet se shoqëria kosovare është e padenjë për të udhëhqur shtet nëse mungon asistenca ndërkombëtare, sidomos prania amerikane. Kjo e fundit ka qenë vendimtare në fuqizimin e shtetti të Kosovës, por habit fakti se si është e mundur që pikërisht ata që ishin kundër konsolidimit të armatës së Kosovës me arsyetimin se “çka na duhet pasi që e kemi ushtrinë amerikane”, tanidalin e fabrikojnë nebuloza që nuk kanë lidhje me realitetin. Ata që po e ditkan se “Serbia për 9 orë e merr Kosovën”, sikanëmendu se Kosova do tëbëhet e fuqishme pa ushtrinë e saj. Si kanëmendu se Kosovapërgjithmonë do të jetë e varurngandërkombëtarët, prandajedhevendimetpolitikenëPrishtinë, sipastyre, nukguxojnëtëdalinjashtëkornizaveprotokollaretëdirektivavetëambasdorëvetëhuaj.
Tifozët serbë të talebanëve që flasin shqip në Prishtinë, gjithmonë kanë dashur të kenë një shtet të dobët, sepse vetëm ashtu mafia e ka më lehtë ta sundojë atë, sepse vetëm ashtu “Serbia mundet ta pushtojë Kosovën për 9 orë”.
Kosova dhe Afganistani janë dy kontekste komplet të ndryshme gjeopolitike e gjeokulturore. Tradita e formimit të Afganistanit ka ndjekur një rrugë tjetër zhvillimi nga ajo e Kosovës dhe objektivat amerikane në Aganistan kanë qenë dhe mbetën të ndryshme nga ato në Kosovë.
Talebanizimi i shoqërisë kosovare s’ka shanse të ndodhë dhe për rrjedhojë çfarëdo pushteti që të ndërrohet në Prishtinë, popullata civile nuk ka nevojë të mësyej aeroportet për të ikur. Kjo po ndodhë në Afganistan, për arsye se elitat politike e intelektuale atje ishin akomoduar si tepër në luksin e të qenit nën pemët me fruta të amerikanëve, dhe nuk e kishin menduar t’i mbrojnë ato fruta edhe pas dridhjeve që mund t’i sjell rrëmuja politike. Shteti afgan ra si një kullë prej kartuqi, kurse ata që do të duhej të ishin në ballë të proceseve reformuese tani po bëhen refugjatë. Disa prej tyre do t’i kemi edhe në mesin tonë.
Një shtet bie për tokë, vetëm atëherë kur nga brenda shtohen forcat që punojnë në dezintegrimin e atij shteti. Afganistani po e paguan shtrenjt leksionin e të qenit nën mbikqyrje ndërkombëtare dhe paaftësisë për të nxjerrë mësime nga kjo mbikqyrje, ndërkohë që Kosova ka afro një dekadë që funskionin si shtet normal pa mbikqyrje ndërkombëtare. Në Kosovë ka vetëdije të theksuar demokratike të qytetarëve për të votuar dhe me votën e tyre të lirë të instalojnë pushtetin që i konvenon. Këtu afganët dështuan. Ata i sollën sërish talebanët në pushtet me oportunitetin, përçarjen dhe paktin me krimin dhe korrupsionin. Prandaj përgjegjës për këtë përmbysje në Afganistan, kanë edhe këta që po ikin dhe me lehtësi po fshihe nën petkun e refugjatëve.
Edhe në Kosovë janë paraqitur disa paralajmërues të pushtimit të Kosovës për 9 orë nga Serbia, por nuk do të ndodhë ajo që ata presin. Mund të ndodhë vetëm evakuimi i tyre individual, por shanset për të pikur nga aerplani janë të mëdha, sepse gjithmonë përfundojnë keq ata që ndahen nga masa.
Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK