Zërat
Çağrı Sakar
Çağrı
Sakar

15 Korriku - Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar

Zërat July 16, 2021 - 08:30

Ne e përkujtojmë 15 Korrikun si Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar në Turqi. Sot ne përkujtojmë me krenari epopenë e demokracisë që populli turk shënoi, duke vënë jetën e tyre në rrezik për të ndaluar përpjekjen tradhtare të grusht shtetit të organizuar nga Organizata Terroriste Fetullahiste (FETO) në natën e 15 korrikut 2016, pesë vjet më parë.

Ndërsa u përkulemi me respekt kujtimeve të 251 heronjve tanë, që u martirizuan dhe sakrificës së mbi 2000 veteranëve, të cilët u plagosën për hir të parandalimit të kësaj përpjekjeje grusht shteti, sulmit më të përgjakshëm terrorist që ka pësuar ndonjëherë Turqia dhe për të mbrojtur demokracinë tonë. Edhe një herë mallkojmë të gjitha organizatat terroriste, veçanërisht FETO-n, me çdo 15 korrik.

Ashtu si DAESH-i dhe “Al-Kaeda”, terroristët e FETO-s, të cilët janë radikalizuar dhe shndërruar në robotë, brenda rrjetit FETO që abuzojnë me fenë, natën e 15 korrikut 2016, me udhëzim të udhëheqësit të tyre të çoroditur, i ashtuquajturi hoxhë, i cili pretendon të jetë “Mehdi”, por në thelb është vetëm një i diplomuar nga shkolla fillore, sulmuan vendin tonë me një brutalitet që asnjë person normal nuk mund ta pranojë. Ata bombarduan Parlamentin, Presidencën, Inteligjencën Kombëtare dhe Forcat e Policisë me avionët tanë luftarake, drejtuan tanket tona mbi qytetarët tonë dhe vranë njerëzit e pafajshëm që dolën për të mbrojtur demokracinë tonë me zjarrin që hapën nga helikopterët.

Qëllimi i tyre është të përmbysin qeverinë, që erdhi në pushtet përmes rrugëve demokratike, t'i japin fund demokracisë sonë që na mundëson ta bëjmë Turqinë një nga vendet më të respektuara, më të fuqishme dhe më me ndikim në botë, dhe të udhëheqin Turqinë në një mënyrë që do t’u shërbejë interesave të kësaj organizate terroriste të ndyrë dhe ta lënë atë nën kontrollin e një junte të formuar nga një grusht devijantësh, truri i të cilëve është i shpërlarë nga FETO.

Fatmirësisht, ne e mposhtëm këtë sulm tradhtarë, falë qindra mijëra qytetarëve, të cilët guximshëm mbrojtën demokracinë tonë përball tankeve, avionëve dhe helikopterëve ushtarakë. Falë mbështetjes së dhënë rezistencës demokratike nga ushtarët dhe policët tanë, të cilët refuzuan të bashkohen me tradhtarët dhe qëndrimin e zgjuar të liderëve tanë politik, sidomos të presidentit Erdogan, ne nuk lejuam që grushti i shtetit të kalonte, e mbrojtëm demokracinë vendin dhe popullin tonë.

Pa dyshim, kjo tradhti e rrjetit FETO, e cila fshehu fytyrën e saj të ndyrë dhe krimet për vite me radhë nën maskën e një lëvizjeje arsimore dhe humanitare, nuk do të fshihet kurrë nga kujtesa e popullit turk. Po kështu, Turqia nuk do të njohë kurrë asnjë pushtet mbi vullnetin e popullit të saj, kurrë nuk do të heqë dorë nga përfitimet e saj demokratike dhe natyrisht, ajo gjithmonë do të kundërshtojë me vendosmëri të gjitha llojet e sulmeve terroriste, në mënyrë që të mbrojë vendin, shtetin dhe popullin e saj.

Edhe pse përpjekja e dështuar e grushtit të shtetit të 15 korrikut është krimi më i përgjakshëm i kryer nga FETO, ky sulm terrorist është në thelb vetëm maja e ajsbergut. Raporti penal i kësaj organizate terroriste është mjaft i ngarkuar. Asnjëherë nuk duhet harruar se përpjekja për grusht shteti në 15 korrik u krye sepse kërcënimi i paraqitur nga FETO ishte kuptuar dhe kishin filluar të merrnin masa kundër kësaj organizate.

Në hetimet dhe proceset gjyqësore të kryera kundër rrjetit FETO për pesë vjetët e fundit që nga përpjekja e dështuar e grusht shtetit, shumë krime të kryera nga organizata terroriste në të kaluarën janë zbuluar, si dhe anëtarët e saj të fshehur dhe aktivitetet e zbulimit janë deshifruar. Është vërtetuar se aplikacioni Bylock, i cili ishte sistemi i koduar i komunikimit i kësaj organizate terroriste me 250 mijë përdorues, është shfrytëzuar nga organizata për mbledhjen e inteligjencës, marrje-dhënie të ryshfetit, mashtrime në provimet pranuese, shpëlarjen e parave, rekrutimin e paligjshëm të personelit në pozita kritike të qeverisë, falsifikimin e dokumenteve dhe organizimin e krimeve të ngjashme.

Duke u fshehur pas maskës së një lëvizjeje arsimore dhe bamirëse, FETO duke radikalizuar nën kontrollin e saj militantët e saj në rrjetin e konvikteve, shkollave dhe kurseve dhe duke sulmuar pothuajse të gjithë mekanizmin shtetërore, veçanërisht ushtrinë, policinë, gjyqësorin, ministritë kritike, informatikën dhe institucionet e lidhura me komunikimin, përmes metodave të paligjshme, duke përfshirë vjedhjen e pyetjeve të provimeve pranuese në institucionet shtetërore ndër vite, duke trilluar raste dhe me prova të rreme të prodhuara nga anëtarët e tyre (FETO-s) të infiltruar në organet e drejtësisë dhe policisë shkaktoi që mijëra ushtarë të pafajshëm, policë dhe burokratë, të cilët do t’i shkaktonin pengesa në qëllimet e tyre të ndyra kanë humbur punën e tyre dhe janë burgosur për krime që nuk i kryer kurrë.

Me hetimet dhe proceset gjyqësore që ne po kryejmë me përpikëri që nga 15 korriku i vitit 2016, Turqia ka marrë të gjitha masat e nevojshme kundër kësaj organizate terroriste, organizata shtetërore është pastruar nga militantët e kësaj organizate terroriste, është shkatërruar struktura paralele e shtetit që ata kanë ndërtuar gjatë viteve me një sekret të madh dhe janë zbrazur burimet financiare në Turqi, ku ajo ka financuar akte terroriste.

Qendra e gravitetit të FETO-s, shtylla kurrizore e së cilës u shkatërrua në Turqi me masat që morëm, e zhvendosi strukturimin e saj jashtë vendit.

Organizata terroriste, duke shtrembëruar masat që marrim për të mbrojtur demokracinë, vendin dhe njerëzit tonë, është duke shpifur rreth Turqisë duke aktivizuar të ashtuquajturat shkolla, konvikte, spitale, kompani, organizata joqeveritare dhe mediatike në rrjetin e saj me burime financiare miliarda dollarësh në më shumë se 100 vende, duke përfshirë edhe Kosovën.

Pasi u pastrua nga rrjeti i ndyrë i FETO-s, Turqia është bërë më e fortë dhe më e sigurt se më parë.

Sidoqoftë, ne e konsiderojmë si detyrë të paralajmërojmë të gjitha vendet ku kjo organizatë vazhdon aktivitetet e saj në lidhje me kërcënimin që paraqet organizata terroriste FETO. Nuk ka asnjë garanci që perversët e radikalizuar nga FETO nuk do të përsërisin krimet që ata kanë kryer në Turqi në vendet e tjera ku ato ekzistojnë, e veçanërisht në Kosovë.

Ne e dimë nga përvoja jonë e keqe se si maska “duke vepruar në përputhje me ligjin” që organizata terroriste fsheh veten, metodat e pabesueshme të ndjekjes që kanë përdorur mbështetësit e saj për të fshehur, militantët në institucionet publike, si gjyqësori dhe policia dhe aktivitetet parandaluese të mediave dhe organizatave joqeveritare që i përkasin organizatës mund të fshehin fytyrën e ndyrë të vërtetë të FETO-s për vite me radhë. Ne gjithashtu shohim se vendet që shqyrtojnë kërcënimin FETO nga perspektiva e sigurisë së vendeve të tyre dhe hetojnë atë që fshihet pas maskës së kësaj organizate terroriste kanë zbuluar shumë krime të fshehura, nga pastrimi i parave tek ryshfeti dhe korrupsioni, falsifikimi i pasaportave dhe vizave.

Jemi të kënaqur për shkak të rritjes së ndërgjegjësimit ndaj kësaj organizate terroriste me kalimin e çdo dite, është nisur të kuptohet me mirë strukturimi i ndyrë dhe tinëzar i fshehur pas një lëvizjeje false kinse arsimi dhe bamirësisë. Agjencitë e inteligjencës së shumë vendeve po shqyrtojnë me kujdes këtë organizatë terroriste të gjeneratës së re dhe vende të ndryshme dhe organizatat ndërkombëtare e kanë shpallur FETO-n një organizatë terroriste

Deri më tani gjithsej në 42 shtete janë mbyllur shkollat dhe kurset e lidhura me FETO-n; Në vende 20 shtete të ashtuquajturat shkolla u transferuan në fondacionin “Maarif” të Turqisë dhe më shumë se 120 anëtarë të FETO-s nga më shumë se 20 shtete u deportuan në Turqi, përveç atyre që u dëbuan në vendet e treta. Fondacioni “Maarif” i Turqisë, i vetmi institucion arsimor jashtë vendit me mbështetjen e Republikës së Turqisë, ka hapur shkolla në 26 vende, duke përfshirë Kosovën.

Në fund të fundit, meqë sinqerisht besojmë se armiku i Turqisë nuk mund të jetë mik i Kosovës, ne i ftojmë miqtë tanë kosovarë të marrin mësimet e nevojshme nga gabimet që Turqia bëri në të kaluarën pa e ditur natyrën e vërtetë të kësaj organizate. Shpresojmë që Kosova të marrë masat e nevojshme që të mos bëhet një strehë e sigurt për këta terroristë dhe për ta ndaluar këtë organizatë që t'i bëjë fëmijët e Kosovës armiq të Kosovës, para se të jetë tepër vonë.

Çagri Sakar, ambasador i Republikës së Turqisë në Kosovë

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK