Pavarësia dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës
Kosova ka nevojë të është sovrane dhe jo vetëm e pavarur.Në tërë territorin e saj-aktet juridio-politike të Republikës së Kosovës të ken efekt juridik dhe atë në rrafshin tredimensional-në sipërfaqën tokësore,ujore dhe ajrore!
Kerkesa e Lajçak etj,për ndryshim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës për të perfshirë marreveshjën e vitit 2013 dhe 2015 për Asociacionin (Zajednicën), do të thotë revidim i Marreveshjës Ahtisaari dhe revidim i opinionit keshilldhënës të GJND-se, do të thotë revidim i shpalljës së pavarësisë së Kosovës!
Përfaqësuesit e Republikës së Kosovës,në Konferencat/takimet e ndryshme ndërkombëtare,kur të ballafqohën me përfaqësuesit e SHBA dhe BE ti parashtrojnë argumentet autentike,si më poshtë...perndryshe nuk kan mandat-kompetenca veprimi...Me palën serbe s'duhët dialoguar derisa nuk pranon të jemi palë të barabarta.Qeveria aktuale -pozitë dhe opozitë duke u shërbyer me ekspertizë profesionale marrë nga ekspertet e ndryshëm dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës,të mos dialogojnë me Serbinë,por me SHBA dhe BE,sepse qeveria e Serbisë dhe ato të kaluara,para një shekulli e sa,kryen gjenocid ndaj shqiptarëve deri në shfarosje.
STATUSIN E REPUBLIKË SË KOSOVËS E KA KONFIRMUAR Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë-(GJND)-së,22 Korrik 2010.
Askush nuk mund ti ndryshojë kufijtë e Republikës së Kosovës, në qoftë se ne i besojmë vetëvetës për të mos i ndryshuar. Kjo është në vullnetin dhe në përgjegjësinë e shtetasëve të Republikës së Kosovës.
Nuk është dhe nuk janë pëfaqësuesit e Amerikës e as të Europës që ata të ndryshojnë kufij dhe shkëmbejnë territore. Prandaj është e padenjë që mosguximin tonë për t’iu mveshur dialogut ta arsyetojme me rrezikun e “coptimit-ndarjës apo shkëmbim të territoreve” të Kosovës.
Duhet të besojmë fuqishëm në SHBA-të dhe në BE dhe të besojmë natyrshëm në përfaqësuesit e Republikës së Kosovës. Kjo është e vetmja qasje për dialogun.
Populizmi dhe sintagma e bajraktarizmit nuk na qon askund. Vetëm vendet me ideologji dogmatike kanë mbijetuar deri në fundin e tyre, duke krijuar kundershtarë dhe armiqë.
Shtetësia e Kosovës nuk është dhuratë që dikush i dhuron dikujt, por diçka që buron nga populli dhe që duhet t’i shërbejë atij. Kjo është dhunti natyrore!
Kosova e ka shpallur pavarësinë në këtë territor dhe në këta kufij;kufijët të njohur me kushtetutën e RSFJ dhe KSAK-1974,Deklaratën Kushtetuese 2 Korrik 1990,Kushtetutën e Republikës së Kosovë Shtator 1990,Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së Nr.1244 Qershor 1999, Korniza Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë është akt juridik i miratuar nga Kuvendi i Kosovës me ndihmën dhe nën ombrellën e institucioneve ndërkombëtare në Kosovë,e cila hyri në fuqi më 15 maj 2001, Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës 17 Shkurt 2008,Kushtetutën e Republikës së Kosovës 2008. Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë 2010,etj. (Qeveria e Serbisë, e inicoi procedurën,duke pyetur nëse Deklarata e Pavarësisë ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar, proces që inicioi procesin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë). Gjykata Ndërkombëtare e Dretjësisë në Hagë bëri publik mendimin rekomandues për Kosovën ku thuhet se Deklarata e Pavarësisë është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare,22 Korrik 2010.Edhe pasi e morën përgjigjen, autoritetet e Serbisë nuk po e njohin opinionin-vlerësimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.Prandaj s’kemi arsye ta hapim këtë temë, sepse e hapim temën e pavarësisë së shtetit tonë,të cilën e ka përmbyllur mendimi-opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Por, po ashtu, nuk kemi arsye të frikësohemi nga dialogu me SHBA dhe BE,por jo me Serbin. Duhet të dialogojmë që në këta kufij dhe me këtë territor që e kemi, të na njoh Serbia, të anëtarësohemi në OKB, të na njohin edhe pesë vende të BE-së dhe të anëtarësohemi në NATO. Ky është interes i shtetit tonë i drejtpërdrejtë; është edhe interes i ndërmjetësueseve nga SHBA dhe atyre nga BE, sepse me këtë sigurohet stabiliteti në këtë pjesë të botës dhe hapet perspektivë e re e zhvillimit ekonomik.
Para se të dialogojmë me SHBA dhe BE duhet të i riakujtojmë përfaqësusëve të SHBA dhe BE se kusht për ndonjë Konferencë Ndërkombëtare,e cila pritët të mbahët....se Serbia
gjatë gjithë historisë kreu shume krime deri në shfarosje masovike.(Me kët intelektualët serbë kanë elaboruar projekte të ndryshme anti-shqiptare, ku janë të shquar si: Jovan Cvijic, Vaso Çubriloviç, Ivo Andriç, Vukotiq, Stevan Moljevië,Sllobodan Millosheviq e të tjerë),ku për zbatimin e këtyre elaborateve ,regjimet e Serbisë ushtruan gjenocid mbi shqiptarët dhe atë nga largimi i Perandorisë Osmane Turke e deri më 1999.Për të gjitha këto bashkësia ndërkombëtare duhët ta detyrojnë Sërbinë, që të i pranojnë krimet deri ne shfarosje, që kan ushtruar gjatë gjithë histori ndaj shqiptarëve, dhe me kët të bëhët dëmshpërblimi,përndryshe Sërbia elaboratët...i mbajnë në sirtarët e tyre...!
Të mos harrojmë se përfaqësuesit e shteteve,në samite,konferenca apo kongrese ndërkombëtare,nuk krijojnë ose ndryshojnë kufijët e shteteve,kjo është çështje e brendshëme,ata-ato vetëm duhët të njohin vullnetin e brendshëm të shteteve të reja në kët kontekst vullnetin politik të përfaqësuesëve të Republikës së Kosovës.
Autori është Prof.Dr.Fejzulla BERISHA, Profesor në Universitetin Publik-Fakulteti i Drejtësisë.
Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK