Infektuar: 106914
Shëruar: 99628
Vdekur: 2225
Zërat
Uk Lushi
Uk
Lushi

Kërkesë publike për presidenten, kryeministrin e kryeparlamentarin

Zërat April 22, 2021 - 21:42

Kur më 2005 Kryeministri Haradinaj u arrestua dhe shkoi vullnetarisht në Tribunalin e Hagës, udhëheqësi i administruesit të jashtëm të Kosovës UNMIK, Søren Jessen-Petersen, zyrtarisht i shkroi Tribunalit dhe kërkoi që Kryeministri të mbrohej nga liria. Ai dhe Kosova garantuan që Hardinaj do të rrinte në shtëpi dhe kufizim, duke e lënë drejtësinë të kryej punët e saj pa mbajtur në paraburgim ish-liderin. Veprimi i Jessen-Petersen ishte veprim i virtytshëm moral, legal dhe shtetëror. Ishte gjest burrështetasi që i dha Kosovës seriozitetin dhe respektin si subjekt që kujdeset shtetërisht për liderët e vet duke mos ndalur drejtësinë të bëjë punën e saj.

Unë dhe jam i bindur shumica e qytetarëve krenarë të Kosovës mendojmë që njëjtë duhet të veproni edhe ju, liderët e sotëm të Kosovës.

Presidenca, Kryeministria dhe Kuvendi duhet të hyjnë dorzanë për të akuzuarit në Gjykatë Speciale që ata të ballafaqohen me gjykimin por të mbrohen nga liria me kushte.

Në Speciale kemi një President dhe dy Kryekuvendarë të shtetit dhe kontribues tjerë të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës. Mbajtja e tyre në robëri ndërsa ndodhin procedura të gjata burokratike legale është shkelje dhe nënçmim i shtetit të Kosovës dhe popullit të saj. Çdo grup njerëzor e ka të drejtë natyrore trajtimin dinjitoz të udhëheqësve. Edhe Kosova duhet të kërkojë këtë-- sidomos nga një gjykatë që thuhet se është e Kosovës.

Presidente, Kryeministër dhe Kryekuvendar, shkruani dhe kërkoni që udhëheqësit e Kosovës të mbrohen nga liria. Ata, të gjithë, kanë shkuar në Hagë vetë dhe sapo janë thirrur të paraqiten. Shteti i Kosovës bashkë me organet policore të huaja të Gjykatës Speciale mund të mbikëqyrin qëndrimin në shtëpitë e tyre të ish-udhëheqësve të shtetit derisa të vendoset për verdiktin. Kryeminisitri Haradinaj, ju kujtohet, u shpall i pafajshëm dhe ne nuk guxojmë të lejojmë që historia të dëshmojë që një danez u tregua më dinjitoz dhe përgjegjës për udhëheqësit tonë se sa vetë udhëheqësit e Kosovës sot.

Ju lutem vendoseni precedentin që nesër, nëse ju apo një udhëheqje tjetër arrestoheni apo trajtoheni pa nderimin minimal nga të huajt, pasardhësit tuaj të mos heshtin dhe kështu të përshfaqim veteveten tonë si një shtet që nuk ka vetërespekt dhe të dalim si njerëz që nuk sillemi shtetërisht. Gjykata le të vendosë bazuar në fakte dhe prova, mirëpo nuk ka gjykatë në univers që mund të ta jep apo merr dinjitetin-- as si individ, as si shtet dhe as si popull.

Ju lutem tregonu liderë dinjitozë si Søren Jessen-Petersen! Ju faleminderit nëse tregoni naltësi në emrin tonë dhe silleni historikisht si duhet!

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK