Infektuar: 106914
Shëruar: 99628
Vdekur: 2225
Zërat
Donika Tahirsylaj Alidemi
Donika
Tahirsylaj
Alidemi

Përsonat me COVID-19 më shumë gjasa të zhvillojnë depresion, ankth dhe çrregullime kognitive

Zërat April 18, 2021 - 12:48

Megjithëse studiuesit ende po punojnë për të kuptuar saktësisht se si koronavirusi i ri ndikon, jo vetëm në mendje por edhe në funksionin e trurit, pothuajse 20 përqind e pacientëve me COVID-19 zhvilluan një lloj cërregullimi të shëndetit mendor - si depresioni, ankthi ,crregullim e funksioneve kognitive etj, brenda 3 muajve nga diagnostifikimi.

Për shkak të stresit pandemik dhe efekteve fizike të sëmundjës, COVID-19 mund të rezultojë në shumë efekte psikologjike. Me fjalë të tjera, njerëzit që kanë kaluar COVID-19, kane një rrezik dy herë më të madh për zhvillimin e një gjendje të rëndë shpirtërore ose cërregullim ankthi me simtomatologji për herë të parë.

Thjesht duke u diagnostifikuar me një virus, sëmundje e cila potencialisht mund të jetë kërcënuese për jetën, mund të shkaktojë frigë, stres dhe ankth.

Ata që rezultojnë pozitivë me COVID-19, duhet të izolojnë vetën, gjë që mund të kontribojnë në ankth dhe depresion. Në kushte normale, pacientët mund të mbështeten tek të dashurit e tyre derisa shërohen në kushte shtëpiake ne prani te familjareve e cila jap mbeshtetje psikologjike e cila e ul nivelin e ankthit dhe stresit. Në rastin e COVID, shumica e pacientëve e dinë se ata duhet të shmangin transmetimin e sëmundjes tek të tjerët dhe për këtë arsye ju mungon ai lloj komoditeti dhe mbështetjeje tek të tjerët ku vete izolimi i detyrushem shkakton elemente te depresionit si dhe te ankthit. Dhe si rezultate i kësaj mund te përkeqësohet gjendja e përgjithshme përshkak të rënies së sistemit imunitar.

Mund të duhen me muaj për tu rikuperuar nga COVID, gjë që mund të rezultojnë një numër sfidash; për shembull, marrja e vetes ,forca fizike dhe psiqike për të funksionuar normal, vështirësi në kthimin e vendit të punës, vështirësi në kujdesin për fëmijët, ose vështirësi në rifillimin e rutinave normale ditore.

Nëse virusi ndikon drejtpërdrejt në sistemin nervor qendror, kjo mund të rezultojë në sëmundje të rëndësishme neurologjike dhe psikiatrike, COVID-19 mund të prishë ritmin cirkadian të një personi, i cili më pas mund të dëmtojë gjumin, e cila shkakton pagjumësi dhe kështu mund të shkakton depresion, ankth ose ndryshime të tjera kognitive .

Nëse keni rezultuar positive me COVID-19, është shumë e rëndësishme të dëgjoni këshillat e mjekut, dhe ti jepni përparësi shëndetit tuaj fizik dhe ta ruani energjine pozitive. Mbani një dietë të shëndetshme, mundohuni ti përmbani një orari të qëndrueshëm të gjumit dhe qëndroni fizikisht aktiv kur është e mundur.

Si ta ngrisni sistemin e juaj imunitar?

Flini mjaftueshëm

Studimet kanë treguar se gjumi i mjaftueshëm është i rëndësishëm për sistemin tonë imunitar. Ngjajshëm me mënyrën se si kemi një ritëm të të qenit në gjumë dhe zgjuar, pjesët e ndryshme të sistemit tonë imunitar duket se e ndjekin këtë ritëm gjithashtu. Nëse rregullisht nuk po flini mjaftueshëm, kjo gjithashtu mund të vendosë stres në trupin tuaj, ku vije deri tek ramja e sistemit imunitar duke shkaktuar inflamacion.

Hani shëndetshëm

Ushqimi gjithashtu mbështet sistemin tonë imunitar, duke u siguruar që ai ka energjinë dhe lëndët ushqyese që i duhen për të luftuar një infeksion. Në fakt, pjesë të rëndësishme të shëndetit tonë imunitar mund të gjenden në zorrë, duke përfshirë qelizat imune dhe mikroorganizmat si bakteret e mira që mbajnë gjërat në ekuilibër.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon të hani ushqime të freskëta dhe të papërpunuara cëdo ditë, të pini 8 deri në 10 gota ujë cëdo ditë, të hani sasi të moderuar të yndyrës dhe vajit dhe të hani më pak kripë dhe sheqer.

Ushtrimi

Aktiviteti i rregullt fizik mund të ndihmojë në përmirësimin e mbrojtjes së sistemit tuaj imunitar duke forcuar qelizat tuaja imune dhe duke zvogëluar inflamacionin.

Mundohuni të bëni ushtrime ditore, idealisht deri në 60 minuta aktivitet të moderuar. Kjo përfshin aktivitete si ecja, vrapimi ose cëiklizmi. Nëse aftësia juaj për të ushtruar është e kufizuar për shkak të paaftësisë ose kushteve shëndetësore, thjesht lëvizja aktive më shumë mund të jetë e dobishme (ose sicë rekomandohet nga mjeku juaj). Mbajtja aktive, si dhe ngrënia e një ushqimi të shëndetshëm, mund t’ju ndihmojë të mbani një peshë të shëndetshme që gjithashtu mund të ulë rrezikun e sëmundjes së rëndë.

Praktikimi i teknikave të relaksimit, si frymëmarrja e thellë, meditimi i ndërgjegjshëm dhe relaksimi i muskujve, është shumë i rëndësishëm për rehabilitimin e juaj, jo vetem klinik, por edhe atë mendor I cili ka një rëndësi të madhe në sistemin imunitar.

Është e rëndësishme të mirret parasysh se rikuperimi mund të zgjasë me javë, ndonjëherë me muaj, dhe sa më pare kjo kuptohet dhe pranohet nga pacienti, mund të zvogëlojë ankthin dhe të cëojë në përmirësimin e shëndetit mendor si dhe gjendjës së përgjithshme.

Donika Tahirsylaj Alidemi,

Psikologe Klinike

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK