Infektuar: 73048
Shëruar: 61986
Vdekur: 1649
Zërat
Muhamet Mustafa
Muhamet
Mustafa

Rugova dhe Demaçi - Inxhenjeringu i përçarjes

Zërat January 30, 2021 - 09:32

Përgjatë debatit të stërzgjatur para (zgjedhor) në studio televizive natyrisht që mund të dalin shumë tema dhe kur diçka tejzgjatet, natyrisht që mund të ketë edhe shmangie.

Kështu unë e pashë edhe debatin për të konfrontuar edhe njëherë Adem Demaçin dhe Ibrahim Rugoven.

Natyrisht se në një shoqëri demokratike, brenda një debati të përgjegjshëm, nuk duhet të ketë tema tabu.

Por të konfrontosh Rugoven dhe Demaçin, në funksion të atmosferës zgjedhore e paszgjedhore është bizare. Bile kështu edhe do të cilësoja edhe kuizet në këtë temë.

Pas rezistencës dhe sakrificave që kishte bërë NDSH kundër okupimit serb menjëherë pas luftës së II-të botërore, Adem Demaçi rindezi, frymëzoi dhe artikuloi rezistencën ilegale ndaj okupimit që në vitet e 50-ta dhe në vazhdim duke përçuar mesazhe brenda dhe jashtë se megjithatë në Jugosllavi dhe Evropë është një popull që kërkon liri.

Dr. Ibrahim Rugova artikuloi me sukses te madh rezistencën aktive paqësore kundër regjimit serb në Kosovë të instaluar pas abrogimit të dhunshëm të autonomisë politike e territoriale të Kosovës dhe i pari bashkë me bashkëpuntorët e tij formuloi vizionin e Kosovës së pavarur, në kuadër të aleancës veriatlantike.

Për këtë ata të dy janë pjesë e lavdishme e historisë sonë dhe ajo do të vlerësojë detajet e tjera.

Fatkeqësisht "inxhinejringu i përçarjes" dhe luftës primitive politike arriti ti konfrontojë ata edhe për së gjalli, por ta vazhdojë këtë edhe pas vdekjes e në fushatë zgjedhore vërtetë është bizarre. Lëni të qetë ju lutem!

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK