Zërat
Alan Crawford
Alan
Crawford

Një vit nga izolimi në Wuhan, koronavirusit nuk po i shihet fundi

Zërat January 22, 2021 - 13:10

Nesër shënohet përvjetori i parë i izolimit të plotë në Wuhan, ku Kina u godit ashpër nga përhapja e koronavirusit.

E një vit pas COVID-19 ka vrarë mbi dy milionë njerëz në mbarë botën. Pothuajse 100 milionë janë infektuar, shumë nga të cilët ende po vuajnë nga shëndeti i ligë edhe pas shumë muajsh, shkruan “Bloomberg”.

Qeveritë kanë ndërmarrë kufizime në udhëtime, kanë mbyllur kufijtë, kanë mbyllur vendet e punës e shkollat dhe kanë izoluar familjet nëpër shtëpitë e tyre. Ato po i testojnë mundësitë dhe limitet se deri në çfarë mase popullatat janë të gatshme të pranojnë luftën kundër sëmundjes.

Shumë biznese, nga dyqanet e lagjeve e deri tek aviokompanitë, janë mbështetur për muri, papunësia është rritur në masë të madhe dhe ekonomitë po tkurren, po mbahen gjallë vetëm përmes stimujve masivë fiskalë. Kjo po ndodh vetëm në pjesën e pasur të botës.

Megjithatë, vitin e kaluar u pa edhe zhvillimi i shpejtë i vaksinave për të luftuar virusin. Gara tani është në shpërndarjen e saj nëpër popullatat më të ndjeshme para se infektimet e reja t’i mbipopullojnë spitalet.

Do të jetë garë e ngushtë: Hong-Kongu do të futet në izolimin e parë të ashpër dhe viti i ri hënor rrezikon një shpërthim të ri të rasteve nëpër shumë pjesë të Azisë.

Në SHBA, e cila ka numrin më të lartë të vdekjeve, presidenti i ri Joe Biden ka urdhëruar kombin të ndërmarrë masa “të kohës së luftës”.

Indonezia dhe Meksika kanë raportuar raste rekorde. Kufizimet në Britani të Madhe mund të mbesin në fuqi deri në verë. Liderët evropianë po paralajmërojnë kundër ndonjë shprese për rikuperim të shpejtë. /Zëri

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK