Zërat
Majlinda Bregu
Majlinda
Bregu

Digjitalizimi është e ardhmja, pa anën e errët…

Zërat June 08, 2020 - 18:55

Ku po shkojmë?! Dhe nuk po i referohem ndonjë romani fanta shkencor që dikush mund të mendojë se po lexoj për të sfiduar mungesën e vëmendjes bërë copë copë, pas këtyre muajve ku gjithcka ishte online. As  nuk e kam fjalën vetëm për takimet e punës që u zhvendosën nga salla konferencash apo zyrash, në […]

Ku po shkojmë?! Dhe nuk po i referohem ndonjë romani fanta shkencor që dikush mund të mendojë se po lexoj për të sfiduar mungesën e vëmendjes bërë copë copë, pas këtyre muajve ku gjithcka ishte online. As  nuk e kam fjalën vetëm për takimet e punës që u zhvendosën nga salla konferencash apo zyrash, në këndin-studio pune në shtëpi, ose për ato takime nga  zyra në Zoom, WebEx ose WhatsApp. Mendo,nuk habitem më as nëse dëgjoj për ndonjë ceremoni mortore ne Face Time apo për një ditëlindje që zhvillohet në platforma dixhitale.

Jo. Më duhet të them që në këto kohë të paprecedenta, teknologjia na lejoi të punojmë, të edukojmë dhe të përjetojmë emocione, edhe pse larg fizikisht. Pyes veten, ku do arrinim nëse shoqëritë tona do të kenë guximin të sfidojnë modelet e derisotme për tregun, shitjet, blerjet,dokumentat zyrtarë,të gjithë stilin e jetesës, përmes një transformimi dixhital?!

Balkan Barometer 2020: 68% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor e shohin pandeminë COVID-19 si një kërcënim për punën e tyre ose të anëtarit të familjes

Izolimi solli rritje të lartë të papunësisë në Ballkanin Perëndimor, 5-30%. Por pa teknologjinë moderne që u mundësoi disa njerëzve të punonin nga shtëpia dhe ta mbanin kështu vendin e punës, ai numër do të kishte qenë edhe më i lartë. 68% e qytetarëve tanë e shohin pandeminë COVID-19 si një kërcënim për punë  e tyre ose punën e anëtarëve të familjes së tyre dhe 35% mezi presin të rikthehen në punë sic ishin mësuar para pandemisë. Unë jam një prej tyre.

E di që e kemi përqafuar këtë botë dixhitale dhe nuk mund të kthehemi më pas. Deri pajisjet që kemi në duar na duken aq të domosdoshme na rrinë te koka krevatit edhe për të dëgjuar muzikë, apo parë ndonjë film

Ky virus që na ra, na mësoi se të ecësh në një hap me risitë e teknologjisë dhe të dish të përdorësh të gjitha platformat ekzistuese digital, nuk është mjë një zgjedhje, por një normë.

Mendoni pak. Edhe pa njohuritë digjitale që pandemia na diktoi pa na pyetur a I mësojmë dot, a do të ishte e mundur të mbijetonim në këtë epokë digjitale? Nuk besoj.

Dhe pas kësaj faze, do të jetë edhe më e nevojshme.

Balkan Barometer 2020: 80% e menaxherëve  në Ballkanin Perëndimor i konsiderojnë aftësitë digjitale shumë të rëndësishme për të bërë biznes.

Balkan Barometer 2020 tregon se 80% e menaxherëve në Ballkanin Perëndimor i konsiderojnë aftësitë dixhitale shumë të rëndësishme për zhvillimin e biznesit të tyre dhe 55% e kompanive të Ballkanit Perëndimor ofrojnë disa forma trainimi për të përmirësuar aftësitë digjitale të punonjësve të tyre. Komisioni Evropian vlerëson se gati 90% e punëve në të ardhmen e afërt do të kërkojnë riaftësim digjital.

Shtresa e mesme po ulet në rajonin tonë. Papunësia, ose punësimi i pjesshëm i grave dhe të rinjve është epidemi e të gjitha ekonomive tona.

Në vitin 2000 kishte vetëm 361 milionë përdorues të Internetit në mbarë botën. Tingëllon e dalë mode, e vërtetë, pasi në ditët e sotme ky numër përbën pothuajse dy të tretat e përdoruesve të Facebook. 20 vjet më parë, 10 vendet e para kishin shumicën dërrmuese në internet rreth 73% të të gjithë përdoruesve. Asnjë nga rajoni ynë nuk ishte pjesë e 10 më të mirëve. Në vitin 2019 kishte 4,5 miliardë përdorues të internetit në të gjithë globin. Rajoni ynë edhe pse filloi ta përdorë në dy dekadat e fundit – sipas statistikave të vitit 2019 Ballkani Perëndimor kishte afërsisht 15 milionë përdorues të internetit, dhe vetëm rreth 17% e qytetarëve në rajon nuk e përdornin atë, kryesisht ata mbi 65 vjeç.

Ballkani Perëndimor është një rajon që me teknologjinë, nuk ecën me të njëjtin temp me vendet e zhvilluara, por kjo situatë na bindi se sa shpejt mund të adaptohemi. Me përhapjen e mediave sociale, mesazheve dhe aplikacioneve me telefonata, 69% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor e përdorin Internetin si një mjet komunikimi. Me siguri Viber, ËhatsApp, Messenger përdoren për një zile. Pak më shumë se një vit më parë me kostot zero të roaming, në të gjithë rajonin, dhe një roaming falas në Ballkanin Perëndimor (një iniciativë që nga prilli i vitit 2019 kur RCC dhe BE lehtësuan marrëveshjen midis gjashtë vendeve të Rajonit Perëndimor), ky cmimet sot janë deri në 90% më pak se një vit më parë. Jo pp problem, por shumë shpejt tarifat tona në roaming në rajon do të jene 0.

Shitjet në internet përbëjnë një burim të konsiderueshëm të ardhurash, sipas 30% të drejtuesve të bizneseve në Ballkanin Perëndimor. Një njeri me stil jetese mesatar harxhon më shumë se 3 orë çdo ditë duke përdorur smartphone, dhe mendoj se ky numër ishte edhe më i lartë gjatë kohës së pandemisë dhe izolimit. Gjatë viteve të fundit, situate ka ndryshuar për mirë përsa I përket  transformimit digjital dhe ekziston një perspektivë premtuese pasi tashmë të gjitha ekonomitë e kanë kuptuar rëndsinë e këtij revolucioni.  Sidoqoftë, Ballkani Perëndimor mbetet prapa mesatares së BE-së në shumë fusha të digjitalizimit.

Rajoni duhet të nisë një grup reformash kurajoze për t’iu përgjigjur sfidave të revolucionit të shpejtë teknologjik. Psh, biznesi ose tregtia elektronike. Biznesi elektronik i lejon konsumatorët dhe bizneset të kenë përfitime dhe  mw shumw zgjedhje gjatë blerjes dhe shitjes në internet. Sipas tw dhwnave, tregtia elektronike në Ballkanin Perëndimor është në rritje dhe të ardhurat nëse do të shfrytëzohej maksimalisht, do të arrinin në rreth 850 milionë euro (të dhënat origjinale janë në 954 milionë dollarë), për 6,6 milionë përdorues të tij. Pavarësisht  këtyre prognozave optimiste,tregtia elektronike zhvillohet ende në një fazë të moderuar. Numri i blerësve në internet në Ballkanin Perëndimor sillet midis 3 deri në 32%, që është më pak se gjysma e mesatares së BE-së prej 68% .

Po. Transformimi digjital i vë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor nën presion të vazhdueshëm për t’u rinovuar. Rritja e teknologjisë do të ndikojë gjerësisht në industri, duke rritur dhe shtuar vlerën në punë, por vetëm nëse dimë se si ta shfrytëzojmë fuqinë e saj për qëllimin e duhur.

Axhenda e transformimit digjital të Ballkanit Perëndimor 2021-2024, financuar nga Bashkimi Europian, është në fazën përgatitore dhe do të jetë shtylla kurrizore për rimëkëmbjen socio-ekonomike të rajonit fuqimisht. Këtë herë jemi në të njejtin temp të rimëkëmbjes me BE.

Ne duam të krijojmë bazat për rajonin digjital dhe ta bëjmë Ballkanin Perëndimor të përshtatshëm për epokën digjitale. Ekonomia ndryshon për mirë, shoqëritë zhvillohen nëse nuk e keqpërdorim teknologjinë. Këtu nënkuptoj përmirësimin e infrastrukturës dixhitale dhe ndërlidhjen, krijimin e një hapësire të besueshme rajonale dhe një ambient konkurrues për bizneset inovative DHE aftësimin tonë për të mos u trembur e mbetur si guakë, para aplikacioneve të reja që shfaqen cdo ditë.

Thënë këtë, jam e bindur që qëniet njerëzore lidhen e bashkëveprojnë  në një nivel më të thellë se makineritë. Ato janë shtylla e këtij revolucioni.

Në këtë kohë që jetojmë, cdo gjë është  para nesh, qofshin njerëz, vende, a shërbime. Qari dhe qederi-, sic thotë populli, edhe këtu janë bashkë. Në fillim të viteve ‘90, nuk dinim asgjë për  kërcënimet e jetës  në internet, përgjimin nga kompjuteri, keqpërdorimin e të dhënave personale, lajmet rrena që përhapen më shpejt se viruset, apo algoritme si rrjeta merimangash të cilat sulmojnë a glorifikojnë politikanë. Po tani? A nuk kemi frikë për privatësinë e të dhënave tona, rrjedhjet e informacionit, shkeljet apo  madje edhe se si teknologjia rrezikon edhe kaq zhvillime demokratike sa kemi ndërtuar?

Ku po shkojmë atëherë?! Se di. Por mund të them se asgjë nuk zgjidhim duke refuzuar zhvillimin. Të kontrolluar, sigurisht. Me rregulla e ligje për të mbrojtur nga algoritmet njëriun. Duke hartuar  politika të zgjuara që maksimizojnë përfitimet e transformimit digjital, ndërkohë që minimizojnë dëmet. Siç John Brunner tha: “Supozohet të jetë automatik, por në të vërtetë Je Ti,që duhet të shtypësh butonin”.

(Autorja është Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal)

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK