Zërat
Bekim Bajrami
Bekim
Bajrami

COVID-19 dhe ndikimi i tij në industrinë e sigurimeve

Zërat April 10, 2020 - 13:04

Përhapja e koronavirusit COVID-19, që filloi në Kinë në fund të vitit të kaluar, tani është bërë një pandemi globale. Edhe pse tani duket se po ngadalësohet në Kinë, përhapja e sëmundjes po përshpejtohet diku tjetër, së fundmi duke përshkruar Evropën dhe kështu edhe Kosova, si vend i vogël që është, nuk mund t’i ikë kësaj pandemie, që tashmë "epiqendrën" e saj të tanishme e ka në SHBA.

Qeveritë e vendeve po reagojnë në mënyra edhe më dramatike, duke mbyllur kufijtë, duke imponuar bllokime dhe kufizime të udhëtimit, mbylljen e shkollave dhe kolegjeve dhe ndalimin e tubimeve masive, siç janë ngjarjet sportive. Por nuk është aq e thjeshtë sa tingëllon. COVID-19 është një situatë e paparë, që po bën presion të jashtëzakonshëm edhe për kombet më të pasura dhe më të fuqishme në botë dhe sistemit të tyre të kujdesit shëndetësor.

Pamë se Italia po e përjeton shumë rëndë COVID-19, me qindra mijëra të infektuar dhe me mbi 15.000 të vdekur deri më tani mënyra sesi do të zhvillohet kriza nga këtu nuk mund të dihet. Por përkrah numrit tragjik njerëzor, ajo tashmë ka ndikime të konsiderueshme ekonomike, duke paraqitur sfida të mëdha për zinxhirin global të furnizimit dhe në sektorë të caktuar biznesi siç janë linjat ajrore, udhëtimet dhe duke shkaktuar paqëndrueshmëri të konsiderueshme të tregut.

Një krizë e tillë si COVID-19 prek të gjithë sektorët e biznesit, por posaçërisht duhet të jetë në qendër të vëmendjes të siguruesve, të cilët mund të presin të përmbyten me kërkime të përgjithshme të kompensimeve dhe pretendime nëpër forma dhe linja të ndryshme, qoftë kjo për shëndetin, jetën ose mbulesë të jojetës. Balancimi i nevojës për t'iu përgjigjur këtij fluksi do të jetë i rëndë, për faktin që në industrinë e sigurimeve në Kosovë nuk ka personel adekuat të mjaftueshëm.

Pra, si ka mundësi industria e sigurimeve të përballojë një krizë që po shpaloset? Cilat do të jenë implikimet në segmentet e ndryshme të industrisë së sigurimeve? Ekspozimi i kufizuar për siguruesit e përgjithshëm? Duke filluar me sigurimin jojetë ose të përgjithshëm së pari, unë pres që ndikimi në pretendime të jetë relativisht i menaxhueshëm. Shumica e siguruesve mësuan mësimet nga shpërthimi i SARS i 2003-s, më 2009-n H1N1 dhe futën klauzola të përjashtimit për sëmundjet ngjitëse dhe epidemitë / pandemitë në shumicën e produkteve jojetë, siç janë ndërprerja e biznesit dhe sigurimi i udhëtimit. Policat e sigurimit në rastin e ndërprerjes së biznesit zakonisht paguajnë vetëm nëse dëmtimet fizike u ndodhin pasurive ose operacioneve të një organizate, kështu që pretendimet e lidhura me koronavirusin nuk mund të mbulohen, por ekziston mundësia për mosmarrëveshje në të ardhmen për këtë çështje.

Sigurimi i udhëtimit, ndërkohë, mund të ofrojë mbulesë nëse një klient është diagnostikuar me virusin para ose gjatë udhëtimit të tyre, por jo për udhëtimin që është anuluar për shkak të pandemisë. Anulimet e ngjarjeve mund të shkaktojnë humbje më të mëdha për siguruesit, pasi disa ngjarje të mëdha (por sigurisht jo të gjitha) kanë politika që mund t'i mbulojnë ato edhe për epidemitë ose pandemitë. Ngjarja më e madhe që pritej të zhvillohej këtë vit është Lojërat Olimpike në Tokio, ku analistët vlerësojnë rreth 2 miliardë dollarë të mbulimit. Është e mundshme që sektori i risigurimeve do të ketë disa nga këto gjëra. Një risigurues i madh global, për shembull, është cituar se ka ekspozim mbi 500 milionë euro nëse të gjitha ngjarjet e përfshira nga pandemitë anulohen. Sidoqoftë, ekzistojnë dy zona potencialisht të mëdha për t’u kujdesur për jojetën. Së pari, sigurimi i kredisë bankare, që mbulon bizneset kundër borxheve që nuk mund të paguhen nga klientët ose furnitorët e tyre. Ekzistojnë shqetësime të veçanta, që krahas disa korporatave të mëdha në sektorë të prekur, NVM-të në shumë tregje mund të goditen fort për shkak të prishjes së zinxhirit të furnizimit dhe një ngërç në nivelet e biznesit. Kostoja e kësaj mund të varet shumë nga sa e keqe bëhet pandemia, nga shkalla në të cilën masat e kontrollit ndikojnë në lloje të ndryshme të bizneseve dhe sa zgjat ajo. Fusha e dytë është “Pretendimet e kompensimit të punëtorëve”. Ne mund të shohim te disa korporata punëtorët që pretendojnë se ata nuk ishin të mbrojtur në mënyrë të duhur nga punëdhënësit e tyre kundër ekspozimit ndaj virusit në detyrat e tyre normale të punës. Është e pamundur të dihet në këtë fazë se sa të rëndësishme mund të bëhen pretendime të tilla. Por siguruesit që ofrojnë këtë lloj mbulese për punëdhënësit mund të kenë nevojë të mbërthehen, varësisht nga mënyra sesi zhvillohen gjërat.

Më në fund, paqëndrueshmëria dhe rënia e normave të interesit në tregjet financiare ka të ngjarë të ndikojnë në siguruesit e përgjithshëm nga perspektiva e të ardhurave dhe aftësisë paguese. Ndikimi ka të ngjarë të jetë më i madh për siguruesit e jetës dhe për këtë arsye adresohet më në detaje. Një diagnozë e përzier për siguruesit e shëndetit “Ndikimi në sigurimin shëndetësor” është i vështirë për t'u përcaktuar në një nivel vendi ose edhe global. Kjo është për shkak se numri i rasteve aktuale dhe vdekjet mund të ndryshojnë shumë midis vendeve - rajoneve dhe për shkak të përbërjes së larmishme të vetë mbulimit shëndetësor. Në disa vende, siç është SHBA-ja për shembull, shumica e kujdesit shëndetësor sigurohen privatisht (me përjashtim të të moshuarve ku MediCare luan një rol të madh), ndërsa në të tjerat vende, siç është Evropa dhe Kanadaja, ka një sigurim publik shumë më të lartë. Çështja kryesore për momentin në shumicën e vendeve është të mundësojë një testim të shpejtë të individëve, veçanërisht të njerëzve me shëndet të cenueshëm, siç janë të moshuarit ose ata me kushte themelore shëndetësore, veçanërisht me sistemin imunitar të kompromentuar. Në vendin tonë në Kosovë ky testim është falas Sidoqoftë, trajtimi falas nuk është universal dhe këto kosto mund të jenë të konsiderueshme. Deri më tani ne thjesht nuk e dimë se cilat do të jenë kërkesat e vazhdueshme të trajtimit dhe nivelet e vdekshmërisë eventuale ose sëmundshmërisë nga koronavirusi dhe, prandaj, nuk e dimë cila kosto mund të jetë për siguruesit shëndetësorë. Pandemia mund të detyrojë më shumë njerëz të rishqyrtojnë nevojat e tyre individuale të sigurimit shëndetësor. Në vazhdën e epidemisë SARS, për shembull, ne pamë një rritje të përkohshme. Mund të shohim një fenomen të ngjashëm post-koronavirus, me rritje të shitjeve të sigurimeve shëndetësore. Të gjithë këta faktorë mund të rezultojnë në sfida të raportit të aftësisë paguese. Para këtij COVID-19 është folur shumë për industrinë e sigurimeve që po kapitalizohet mirë dhe kështu siguruesit mund të fillojnë nga një pozicion i fuqisë, pasi lidhen me kapitalin. Sidoqoftë, qasjet e kapitalit të bazuara në rrezik ndryshojnë shumë nga vendi, gjë që ndikon sesa reaktive janë raportet ndaj kushteve aktuale të tregut. Për shembull, regjimi i Solvenca II i BE-së është shumë i ndjeshëm ndaj paqëndrueshmërisë së tregut financiar dhe lëvizjeve në rendimentet e bonove dhe në përhapjen e kredisë. Qasjet e tjera të kapitalit mund të jenë të ndjeshme ndaj zbritjeve të obligacioneve. Si rezultat, siguruesit do të duhet të monitorojnë nga afër raportet e aftësisë paguese, në mënyrë që të plotësojnë kërkesat e kapitalit të agjencive ekonomike, rregullatore dhe vlerësuese.

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK