Distancë fizike dhe afërsi shoqërore gjatë COVID19
“Distanca sociale” një lapsus linguae nga dikush, që ndoshta pa menduar mirë por pa qëllim të keq, e bëri këtë term të përdoret globalisht në kohën kur COVID19 u bë pandemi.
Sipas fjalorit, “Distanca Sociale” (shoqërore) është shkalla e perceptuar ose e dëshiruar e largësisë midis një anëtari të një grupi shoqëror dhe anëtarëve të një grupi tjetër, në nivelin e intimitetit të toleruar midis tyre.
Ndërsa, “Distanca Fizike” zakonisht i referohet hapësirës fizike midis dy objekteve, si distanca midis vendndodhjes tuaj në shtëpi dhe zyres në qendër. Mund të nënkuptojë gjithashtu një interval në kohë, si një distancë kohore prej 18 ditësh që kur keni dalë në park.
Thënë thjeshtë, të distancosh fizikisht veten do të thotë të largohesh fizikisht prej tjerëve, por kjo nuk nënkupton që lidhja shoqërore këputet. Edhe kur të afërmit dhe të dashurit tanë janë fizikisht large nesh, ne ende vazhdojmë të mendojmë për ta, të jemi të lidhur emocionalisht, e të komunikojmë, nga distanca. Sot, falë teknologjisë, edhe shihemi për kafe e llafe virtualisht, dhe afërsia shoqërore nuk pushon së ekzistuari.
Si popull jemi të mësuar që të mbajmë afërsinë me familjarët tanë që jetojnë në diasporë, shumë largë nesh në një distance fizike por shumë afër nga aspekti shoqëror, afër zemrës, dhe kjo ndjenjë nuk është e panjohur për ne.
Prandaj, për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19, është jetike të mbajmë distancen fizike dhe njëkohesishtë të vazhdojmë me afërsinë shoqërore.
Jamil Zaki, Profesor i psikologjisë në Universitetin Stanford, në një prononcim për këtë temë gjatë COVID19, thotë: "Ironikisht, të njëjtat teknologji që shpesh fajësojmë për copëtimin e strukturës sonë shoqërore mund të jenë shansi ynë më i mirë, tani, për ta mbajtur atë së bashku."
#DorënNëZemër #rriNShpi #MbajeDistancënFizike
Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK