Infektuar: 1083
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Zërat
Tomor Çela
Tomor
Çela

Çakorri dhe gënjeshtra e madhe 8200 hektarë!

Zërat March 16, 2020 - 11:32

Me datën 21.03.2020 bëhen dy vjet nga ratifikimi i Marrëveshjes për kufirin midis Kosovës dhe Malit të Zi, prandaj i rikujtojmë pseudoekspertët që kanë rreth një javë kohë, të fillojnë procesin e “korrektimit” të kufirit në drejtim të Çakorrit dhe Kullës, bazuar në Marrëveshjen ndërkombëtare të ratifikuar për kufirin. I bie që ditën e parë të kësaj pranvere, rrena për humbjen e 8200 hektarëve, nga aspekti shkencor duhet të hedhet poshtë, si e pabazuar, joprofesionale, qëllimkeqe, dhe shumë e dëmshme, e cila e pengoj seriozisht përfundimin e procesit për shënjimin e kufirit me shtetin mik të Malit të Zi

Një javë nga skadimi i afatit të gënjeshtrës së madhe, e cila nga pesha administrative e agregatit normal (dhe-gurë; të Bjelluhës, Çakorrit dhe Kullës), arrintë peshoj rreth 100 milion ton. Por, për nga kualiteti i truallit, renditet në toka me bonitet të shkallës së ulët (tetë). Vlerat ekonomike janë të pa përfillshme, përderisa ato turistike mbetet vetëm për të dëshiruar. Megjithatë këto vlera mbesin minore, krahasuar me dëmin që i është shkaktuar procesit të konsolidimit të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës.

Me datën 21.03.2020 bëhen dy vjet nga ratifikimi i Marrëveshjes për kufirin midis Kosovës dhe Malit të Zi, prandaj ne i rikujtojmë pseudoekspertët që kanë rreth një javë kohë, të fillojnë procesin e “korrektimit” të kufirit në drejtim të Çakorrit dhe Kullës, bazuar në Marrëveshjen ndërkombëtare të ratifikuar për kufirin. I bie që ditën e parë të kësaj pranvere, rrena për humbjen e 8200 hektarëve, nga aspekti shkencor duhet të hedhet poshtë, si e pabazuar, joprofesionale, qëllimkeqe, dhe shumë e dëmshme, e cila e pengoj seriozisht përfundimin e procesit për shënjimin e kufirit me shtetin mik të Malit të Zi.

Pengimi i këtij procesi më së paku çoi ujë në mullirin e Kosovës, prandaj pandërprerë kërkohej modeli për të vënë në lëvizje ndryshimin e kufirit administrativ, i cili më vonë do t’i kushtonte shtrenjtë administratës së shtetit më të ri në Evropë.

Siç dihet, Serbia në vazhdimësi ka kërkuar ndryshimin e kufijve(të brendshëm dhe të jashtëm) të hapësirës gjeografike të Ballkanit, me qëllim të përfitimit territorial. Këtë e ka dëshmuar gjatë historisë, por me theks të veçantë që nga viti 1991, kur filloj luftën e hapur me republikat perëndimore të ish RSFJ-së, dhe në vitin 1998 me Kosovën.

Pas luftës së fundit (1999), por edhe pas shpalljes së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran më 17 shkurt 2008, Kosova ka vazhduar të përballet me procese shumë të ndjeshme për konsolidimin administrativ të territorit të saj. Pa dyshim se fokusi kryesor ishte në lëvizjen e kufijve, si pretekst, i cili do të përdorej më vonë për të vënë në provë shtetësinë e kësaj hapësire gjeografike përmes shkëmbimit të territorit.

Deri me tani janë të njohura tri procese të tilla:

I pari - procesi i parë politik për nga renditja, i vënies në lojë të kufijve, evidentohet në vitin 2001, kur Serbia e atëhershme kërkon me ngulëm që të përfundoj procesin e shënjimit të kufirit të Kosovës me Republikën e Maqedonisë. Kjo kishte për qëllim krijimin e një preteksti rajonal për ndryshimin e kufijve. Gjë e cila nga vlera juridike do të sfidonte rregullat e komisionit të Badinterit të vendosura në vitin 1991. Gjatë procesit të demarkimit të kufirit midis Kosovës dhe Maqedonisë, shikuar nga aspekti administrativ, ka ndodhur një shkëmbim i pronave (parcelave), sepse janë shkëmbyer dokumentet kadastrale dhe administrative (fleta poseduese, planet kadastrale, kontrata, vektori i parcelës kadastrale dhe dokumentacioni tjetër përcjellës për historikun e secilës parcelë), ku janë prekur sipërfaqet e tri zonave kadastrale (Dabellde, Restelice dhe Dimcë). Ky shkëmbim i territorit, i përcjelle me dokumentacionin e lartpërmendur dhe sipërfaqe prej 0.22km2, në dëme të territorit ka prekur ZK Dabellde, komuna e Vitisë. Të njëjtin fat e kishte edhe ZK Restelicë, komuna e Dragashit, sipërfaqja e së cilës është dëmtuar për 1.96km2. Është interesante të analizohet se shkëmbim të dokumentacionit të lartshënuar ka pasur edhe për 0.26km2 (ZK Dimcë), komuna e Hanit të Elezit, por kjo në favor të territorit të Kosovës.

Në total, nga ky proces Kosova del me bilanc negativ për 1.91km2, apo 191 hektarë. Deklarimet e individëve për humbje të tokës jashtë vlerës së lartshënuar, janë dashakeqe dhe të qëllimshme për të dëmtuar edhe më tepër vendin.

Kur analizohen të gjitha resurset sociale-ekonomike dhe gjeostrategjike, mund të konstatojmë se këto tri zona kadastrale, për nga rëndësia ekonomike, gjeohapësinore dhe gjeostrategjike kanë vlerë shumë të vogël. Pra, ky shkëmbim i territorit në mes të Kosovës dhe Maqedonisë (2001), udhëhequr nga komisionet e formuara nga qeveria e atëhershme e Serbisë dhe Maqedonisë, është bërë vetëm që të krijohet një precedent ndërkombëtar për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Ky ishte në thelb interes i SERBISË.

Në këtë proces nuk mund të akuzohen kosovarët, sepse ndryshimi i evidentuar në Marrëveshjen për kufirin midis këtyre shteteve është aprovuar nga administrata e UNMIK-ut, e cila administronte territorin e Kosovës. Më vonë mori bekimin edhe të OKB-së.

Për fat të mirë, ky precedent i rrezikshëm është amortizuar me planin gjithëpërfshirës të Ahtisarit (2007), i cili në aneksin VIII, pika 3, paragrafi 2 e sqaron këtë çështje.

I dyti - precedenti i dytë politik, për nga renditja kohore, por me qëllim të ndryshimit të kufijve, ka ndodhur pas nënshkrimit të Marrëveshjes për shënjimin e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi. Kjo marrëveshje ishte hartua në plotni sipas rregullave të përcaktuara nga komisioni i Badinterit, parimeve të Marrëveshjes së shteteve respektive, dhe konform kushteve të përcaktuara me Rregulloren e Gjykatës së Arbtrazhit, për përcaktimin e kufijve!

Por, barriera kryesore e konsolidimit të shtetësisë së Kosovës fillon në shtator të vitit 2015, me daljen në skenë të disa pseudoekspertëve, të cilët me argumente boshe dhe trillime “profesionale”, nxorën në sipërfaqe gënjeshtrën e humbjes së 8200 hektarëve. Kjo ndihmoj në rikthimin e idesë për lëvizjen e kufirit administrativ të Kosovës, i cili ishte i paprekur që nga viti 1974. Periudha kohore shtator 2015 deri me sot (mars 2020) do të shënohet si pjesa më e errët e ekspertizës profesionale me komponentë hapësinore të shënuar në literaturën gjeografike, politike dhe patriotike të truallit të Kosovës. Për fat të keq, këta pseudoekspertë ende paguhen nga qeveria e Kosovës për dëmin që i bënë vendit, dhe, meose pa vetëdije u rreshtuan në anën më të errët të historisë profesionale të Kosovë. Edhe ish Ambasadori Amerikan në Kosovë, me mbështetje të hulumtimeve nga ekspertëtë Departamentit të Shtetit, disa herë pati deklaruar se “8200 hektarët” e pretenduar janë të rreme.

Ne nuk do të heshtim, sepse edhe pas formimit të Komisionit të fundit për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit të Kosovës, dhe dy vite pas ratifikimit të Marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, nga Parlamenti i Kosovës (21.03.2018), nuk është bërë asnjë hap në realizimin e premtimeve minimale për të vendosur kufirin në Çakorr, Kullëdhe Zhleb, qoftë edhe me procesin e shkëmbimit të dokumentacionit, si në rastin e kufirit me Maqedoninë.Prandaj, pseudoekspertët janë të obliguar që në secilin sektor përgjatësegmentit të kufirit me Malin e Zi, të gjejnë dhe specifikojnë në detaje humbjet e sipërfaqeve për secilën zonë kadastrale, ashtu siç bëri evidentimin e humbjes së territorit përgjatë segmentit të kufirit me MaqedoninëKOMISIONI PËR MATJEN E TERRITORIT TË KOSOVËS.

Ndryshimi i vijës administrative të KSAK-së (atëherë), dhe Republikës së Kosovës (sot), në cilën do formë të saj, është vetëm në interes të atyre që pretendojnëç’ bërjen administrative dhe juridike të Republikës së Kosovës. Prandaj, “ekspertët” e komisionit aktual kanë obligim, që me datë 21.03.2020, kur edhe skadon afati për procesin e “korrektimit” të kufirit me Malin e Zi (sipas Marrëveshjes së ratifikuar), së paku të dalin publikisht dhe të pranojnë se, me ose pa qëllim kanë lansuar gënjeshtrën e madhe për humbjen e 8200 ha, në zonën e Bjelluhës, Çakorrit dhe Kullës, me ç ‘rastmanipuluan politikanët, i vunë flakën Kosovë, trazuan të gjithë skenën politike dhe penguan funksionimin e administratës së shtetit.

I treti - iniciativa për bashkimin e komunës administrative tëMitrovicës me atë të Veriut, është gabimi më i madh (në rrafshin e organizimit tëbrendshëm) administrativo-hapësinor, qëështë bërë që nga shpallja e pavarësisë së vendit. Kjo për dy arsye: së pari, ka kontribuar në zhvleftësimin e dokumentit të Ahtisarit, si dokument bazë me peshëndërkombëtare, për shpalljen e pavarësisë së Kosovës; dhe së dyti, ka provokuar ndryshimin e kufijve të brendshëm administrativë në proceset e ardhshme politike për arritjen e marrëveshjes me Serbinë. Ribashkimi i komunave të Mitrovicës, do të përdoret si pretekst në favor të ri-dizajnimit të kufirit të Mitrovicës së Veriut, me rastin e formimit të asociacionit të komunave serbe. Ky ri-dizajnim i hapësirës gjeografike të komunës së re të Mitrovicës Veriore, do të favorizonte ambiciet e komunitetit serb për të kontrolluar edhe rrjedhën përgjatë lumit Ibër, që si qëllim final ka vënien nën kontroll të resurseve ujore me rendësi jetike për ekonominë e Kosovës, qërrjedhin nga liqeni i Ujëmanit.

Konstatime

Duke u përgjigjur deklarimevenëvazhdimësi, tëpseudoekspertëve, dhe bazuar në të gjeturat e evidentuara më lartë, mund të konstatojmë se:

Ne segmentin e kufirit me Maqedoninë, Kosova humbë 191 hektarë

Ne segmentin e kufirit me Malin e Zi, Kosova nuk humbë asnjë m2

Ne segmentin e kufirit me Republikën e Serbisë, bazuar në të dhënat administrative, Kosova nuk humbë asnjë m2.

Rekomandime

Bazuar në të gjitha këto që janë shpjeguar më lartë, është koha që institucionet kompetente, urgjentisht të ndërmarrin disa hapa të nevojshëm, për të përmbyllur konsolidimin e kufijve të shtetit tëKosovës, si dhe të ndërpresin aventurën e ridizajnimit dhe organizimit tëbrendshëm administrativ të Kosovës.

Hapat si në vijim:

Autorizimi i komisionit shtetëror, për të filluar procesinfizik të vendosjes së gurëve të kufirit (Demarkimi), në segmentin e kufirit me Malin e Zi, sipas Marrëveshjes së ratifikuar.

Përgatitjen e kërkesës zyrtare me karakter politik, për të filluar procesin e shënimit të kufirit me Republikën e Serbisë, duke u bazuar në parimet dhe rekomandimet e komisionit të Badinterit, dhe

Nxjerrjen e vendimit që zhvleftëson peticionin për bashkimin e komunave administrative të Mitrovicës dhe kjo si ide duhet të fshihet nga regjistri i protokollit të kuvendit së bashku me peticionin e dorëzuar. Këto iniciativa duhet të shpallen non-ngrata për administratën e Republikës së Kosovës.

SQARIM: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve, e jo domosdoshmërish të NGB “Zëri” sh.p.k.