Infektuar: 1083
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Zërat
Skender Musa
Skender
Musa

Reformat në OAK reflektojnë edhe reformat – veting në sistemin e drejtësisë

Zërat February 22, 2020 - 19:35
Autor: Skender Musa

Oda e Avokatëve të Kosovës ka hyrë në një fazë ku ndryshimet dhe reformat janë të pashmangshme pas këtij kuvendi zgjedhor dhe për këtë mision duhet vizion dhe nuk mund ta kryejnë personat që nuk kanë njohuri dhe guxim për ta ndryshuar gjendjen e tanishme dhe shumë të rëndë të avokatëve.

Pozita e avokatëve në raport me policinë, prokurorinë, gjykatën as një herë nuk ka qenë më e rëndë se sa në këto 4 ( katër) vite, sepse vazhdimisht ka degraduar dhe si pasojë avokati e ka humbur respektin dhe pozitën e barabartë që ka pasur në proces gjyqësor me prokurorinë. Avancimi i pozitës së avokati në shoqërinë kosovare në raport me institucionet shtetërore është i domosdoshëm dhe për këtë duhet me pas vizion pragmatik për të zhdehur problemet e shumta të grumbulluara.

Oda e Avokatëve të Kosovës si pjesë e pandashme e sistemit të drejtësisë duhet të orientohet drejt praktikave të bashkimit Evropian me qëllim që të ndikojmë për një sistem të pavarur dhe objektiv të drejtësisë në të gjitha nivelet. Ne do to të punojmë fuqishëm që pozita e avokati në raport me organet të drejtësisë të jetë ashtu siç është e rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me Ligjin e Avokatisë dhe Ligje tjera të veçanta dhe nuk do të lejojmë përulje të avokatëve para as një zyrtari të shteti sepse roli i avokatit në procedurë para penale në hetime, në prokurori në gjykatë në procedurë penale dhe civile është i pa zëvendësueshëm dhe pa pjesëmarrjen e tij në procedurë plotësisht i barabartë me palët tjera nuk ka proces të drejtë gjyqësor.

Në këtë proces zgjedhor si kandidat për kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës unë konsideroj se duhet të bëhet decentralizimi i pushtetit nga lartë poshtë dhe atë së pari duke filluar nga buxheti. Degët Regjionale të OAK-së buxhetin duhet ta menaxhojnë në nivel të degëve nga kryesit e tyre sepse mënyra aktuale e menaxhimit të buxhetit nga qendra nuk është treguar efektive dhe degët i ka shendrruar në mekanizma fiktiv, me çka u humb pavarësia e tyre në zgjidhjen e problemeve të avokatëve në nivele regjionale dhe lokale.

Degët regjionale duhet të kenë buxhetin e vet, xhirollogarinë e tyre dhe ti shpenzojnë mjetet sipas nevojave që i përcaktojnë dhe i konsiderojnë të nevojshme pa ndërhyrje nga qendra.

Gjithashtu është e nevojshme që degët regjionale të kenë zyrat e tyre dhe nga një punëtor administrativ dhe shpenzimet për këtë duhet të mbulohen nga buxheti qendror I OAK-së. Sa i përket thirrjeve sipas detyrës zyrtare kjo çështje do të kalojë në kompetencë të degëve dhe pas zgjedhjeve për kryetar të OAK-së me këtë do të ngarkohen degët dhe do të mbikëqyren nga Oda e Avokatëve të Kosovës, dhe do të ndërpritet praktika e favorizimeve siç ka qen deri më tash. Në thirrjet sipas detyrës zyrtare do të përfshihen të gjithë avokatët që kanë interes duke përfshi këtu edhe avokatët e komunave të konsideruar të vogla në regjione të ndryshme sepse sepse mos angazhimin i tyre në krime të rënda paraqet shkelje të ligjit dhe krijon pabarazi në mes të avokatëve. Praktika e deritashme që të mos thirren avokatët sipas detyrës zyrtare nga komunat e ashtuquajtura të vogla ka pasur pasojë tek avokatët që veprojnë në këto komuna, dhekjo praktikë do të ndërpritet menjëherë pas zgjedhjes time kryetar i OAK-së, sepse ne do të krijojmë sistem të trajtimit të barabartë për të gjithë avokatët.

Ne angazhohemi që trajnimet dhe edukimi i vazhdueshëm për avokat të jetë cilësor dhe i aplikueshëm në institucione lokale si komuna dhe qendrore si në Ministri dhe Qeveri e në mënyrë të veçantë në polici, prokurori dhe gjykata në të gjitha nivelet.

Do të aplikojmë metodat më bashkëkohore të edukimit të vazhdueshëm duke u bazuar në praktikat që i ndjekin në shtetet e BE-së e në mënyrë të veçantë praktikat që i ndjekin Gjermani, Austri, Francë apo në vendet ku aplikohet sistemi kontinental I drejtësisë.

Në mandatin tonë ne do të punojmë me stafin civil të OAK-së, i cili do të jetë në tersi në shërbim të avokatëve të Kosovës pa dallim regjioni, nacionaliteti, feje dhe gjinie. Ne do të luftojmë ashpër kauzi avokatin e sidomos në lëmin civile sepse të drejtën për të përfaqësuar palën para gjykatës e ka vetëm avokati i licencuar në OAK, dhe do të punojmë ngushtë me Ministrin e Industrisë dhe Tregtisë me qëllim që mos të lejoj regjistrim e kompanive ligjor nga personat që nuk janë të regjistruar në OAK.

Të gjitha rastet e tilla do ti denoncojmë në organet kompetent pasi që ushtrimi i kauzi avokatisë në bazë të KPRK-së parqet vepër penale. Të gjitha këto do të arrihen së bashku me delegatë e kuvendit të OAK-së dhe avokatët e Kosovës, sepse për mua nuk do të ketë ne dhe ata, dhe në këtë rast ne do të jemi të gjithë së bashku me qëllim që ta avancojmë pozitën tonë, do ta përimsojmë imazhin tonë, dhe do të veprojmë ndaj secilit prej nesh që vepron në kundërshtim me kodin etik, por në anën tjetër do të mbrojmë avokatët nga përndjekjet spektakular.

Një OAK e fort do të ndikojnë që të kemi sistem të drejtë të drejtësisë, dhe në këtë aspekt ne do të mbështesim një reformë – Veting në drejtësinë tonë i cili bazohet në performacë profesionale, në pastërtinë e figurës së zyrtarëve, e cila reformë nuk guxon të jetë hakmarrëse ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që lidhet me punën e tyre nëse ajo është kryer në mënyrë të drejtë dhe objektive.

Ne do të punojmë që institucionet tona ta kenë të qartë se vetëm me avokat të barabartë me palët tjera në procedurë ka gjykim të drejtë, sepse vetëm avokati i mirë siguron proces gjyqësor të drejtë dhe të ligjshëm duke mbrojtur me dinjitet të drejtatdhe liritë e qytetarëve tanë.

Autori është avokat në Prishtinë.

SQARIM: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve, e jo domosdoshmërish të NGB “Zëri” sh.p.k.