Zërat
Faton Bislimi
Faton
Bislimi

“Shuttle” Diplomacia që po Zëvendësohet me “Twitter” Diplomacinë

Zërat February 08, 2020 - 21:37

Historia moderne e Evropës është përshkruar nga shumë tragjedi, që nga Holokausti e deri tek Srebrenica e më në fund edhe spastrimi etnik dhe aktet gjenocidiale të luftës së Kosovës. Nëse shekulli i 20-të mori me vete këtë histori të përgjakshme të kontinentit tone, ai po ashtu shënoi edhe suksesin më të madh të diplomacisë ndërkombëtare, vecanërisht të asaj që mandej u njohtë edhe në literaturën e shkencave politike si “shuttle diplomacy” apo diplomacia e vajtje-ardhjeve.

Ishte pikërisht tanimë i ndjeri Ambasadori Richard Hollbrooke i cili në përpjekjet e tij sublime për të arritur paqen në Kosovë kishte ndërmjetësuar parezervë ndërjmet palëve në konfilkt. Realisht, ai kishte qene negociatori kryesor amerikan dhe ndërkombëtar që po punonte për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, dhe e gjithë diplomacia botërore i kishte sytë tek ai.

Ambasadori Hollbrooke në mes Prishtinës dhe Beogradit, e mandej edhe Brukselit e Washingtonit, ishte gjithëherë në lëvizje.
Disktuimet e tij në Prishtinë e në Beograd ishin të drejtpërdrejta me liderët e kohës, ishin shumë të thukta dhe gjithëherë me mesazhe direkte nga Washingtoni.

 Përpjekjet e tij nuk shkuan huq, ani pse diplomacia në fund u dashtë të përforcohej me sulmet ajrore të NATO-s kundrejt regjimit gjenocidial të Millosheviqit. Ky intervenim i NATO-s që përfundimisht solli clirimin e Kosovës erdhi si rezultat i shterrjes së shuttle diplomacisë, bashkëpunimit të sinqertë dhe të mirëkuptuar nga Presidenti Rugova dhe Kosova në përgjithësi, si dhe kryeneqësinë diktatoriale të Serbisë.
Sot, mbi dy dekada pas clirimit të vendit dhe mbi një dekade pas pavarësisë së Kosovës, ne gjendemi në një pike interesante të zhvillimeve politike.

Dialogu me Serbinë që kishte filluar si dialog teknik tanimë është kthyer në një dialog që po përcakton shumë cështje politike jo vetëm në marrëdhëniet në mes Prishtines e Beogradit por edhe brenda vet organizimit shtetëror të Kosovës.
Por ajo që po definon këtë faze të re negociatash në mes Serbisë e Kosovës nuk është më shuttle diplomacia e Richard Hollbrooke por Twitter diplomacia e Richard Grenell.  

Nga një Richard në Richard-in tjetër, mënyra e negociimit dhe, më spëcifikisht, mënyra e ndërmjetësimit amerikan në cështjen Kosove-Serbi është ndryshuar fundamentalisht.
Twitter diplomacia, nëse vazhdon me trendin që ka filluar, do të njihet në analet e histories dhe vecanërisht të shkencave politike si mënyrë e re e të bërit diplomaci dhe e angazhimit në marrëdhënie ndërkomëbtare që fillimisht ka marrë hov nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Por, që Trump ka bërë politike përmes Twitter, kjo është vënë re qysh në ditët e para të mandatit të tij, por që kjo formë e të bërit politike edhe në arenën ndërkombëtare, pra kjo formë e diplomacisë – Twitter diplomacia – do të mund të hyjë në terminologjinë e literaturës politike vetëm tash që i dërguari i posacëm i Trump për Ballkanin, Ambasadori Richard Grenell, mesazhet e tij politike dhe porositë diplomatike të Shtëpisë së Bardhë po i përcjelle përmes Twitter.
Normalisht, ky lloj veprimi, në të cilin kanë rënë lehtazi edhe lideri opozitar Kadri Veseli, e para tij, Presidenti i vendit, Hashim Thaci, është mënyrë e pa sprovuar e të bërit diplomaci. Realisht, njohësit e politikës amerikane dhe marrëdhënieve ndërkombëtare e shohin komunikimin diplomatik dhe atë të rendësisë së vecantë politike përmes Twitter si papërgjegjësi dhe si mënyrë joadekuate të të punuarit për të pasur sukses afatgjat.
Twitter diplomacia që po bëhet sot është skajshmërisht e rrezikshme sepse fut në debat opinionin publik, dhe mesazhet e cunguara ne një fjali janë jo më shumë sesa dromca të një argumenti që realisht mund të jetë me vend, por që i njejti mund të keqkuptohet gjithësesi.  Por, njerzë me fuqi të madhe politike si Presidenti Trump e po ashtu edhe sikur ambasadori favorit i tij Grenell, mund të bëjnë Twitter diplomaci sepse në fund të ditës ata janë udhëheqës të shumë proceseve politike dhe ekonomike botërore, por Twitter diplomacia e Kosovës është formulë e destinuar për dështim.  
Kosova ka pas fat të mirë me Richard Hollbrooke, andaj këtë fat duhet ta kërkojë edhe me Richard Grenell – në mënyrë të dejtëpërdrejtë, përmes sinqeritetit, dhe korrektësisë – por jo assesi përmes Twitter diplomacisë. Jemi tepër të vogël për të qenë vetmas të suksesshëm në vallën e valëve të mëdha të oqeanit politik ndërkombëtar.
 
Faton Bislimi është anëtar i Komitetit Këshillues Strategjik për Diplomacinë Qytetare pranë German Marshall Fund të SHBA-ve në Washington, DC, si dhe anëtar ekzekutiv i Bordit të Drejtërove të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në New York.

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK