Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj- Ballkani - Kosova në udhëkryqin e saj
Në dekadën e re të cilën kemi hyrë vendet e rajonit në përgjegjësi e Kosova në veçanti do të gjendet para një mori probleme dhe sfida më të cilat do të konfrontohet dhe ballafaqohet. Pra rajoni i Ballkanit (shtetet) , ishin nën ndikim të rrymave dhe ideologjive të ardhur nga lindja të cilat gjeten një “nacionalizëm” ekstrem në këto shtete.
Duke filluar në Mal të Zi që nga 2016 nga tentim puçi i aleancës pro-ruse dhe vazhdimi i trazirave prill 2019 kundër një kauze të udhëhequr nga partia opozitare fronti demokratik nën moton për ç’kapjen e shtetit nga: korrupsioni, krim i organizuar të udhëhequr nga Milo Gjukanoviç-i ,si dhe deri të protestat e fundit të muajt dhjetor 2019 kundër miratimit të ligjit për lirinë fetare e cila ja mori pronën (kishat dhe manastiret) kishës ortodokse serbe dhe ju dha kishës ortodokse malazeze dhe që konsiderohet si momenti më kritik që nga shpallja e pavarësis se shtetit të Malit të Zi nga Serbia dhe tentim puçin e saj.
Ndërsa as në shtetin e ri me emërtim “Republika e Maqedonisë Veriore” nuk shpëtojë nga protestat e ndryshme duke filluar menjëherë pas marrjes se mandatit të Zajevit në 2017, si rezultat i fushatës se si quajtur “Bombat e Zajevit” dhe deri të hyrja më dhunë të anëtareve të partisë se ish kryeministrit në arrati ( VMRO-DPMNE ) në kuvendin e Maqedonisë pas votimit të ligjit për gjuhe në Maqedoni.
Dhe e njëjta vale e protestave por tani jo të motivuar nga çarqet e lindjes por nga ato perëndimi filluan në kryeqytetin serb ( Beograd ) protesta kundër qeveris aktuale dhe presidentit të saj Aleksandër Vuçiçi duke tentuar që ta rrezojë atë nga pushteti apo duke menduar për ta dobësuar atë në zgjedhjet e mundshme. Por të cilat dështuan dhe protestat u neutralizuan nga aparatura serbe/ruse të stacionuar në serbi.
Në metropolin shqiptar partitë opozitare të udhëhequr nga PD dhe LSI kundër shtrirjes se ndikimit të PS në gjitha nivelet institucionale duke e shndërruar progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarit të BE ( EU ) ky progres u shndërruar në regres ku Tiranës zyrtare e humbi shansën e saj nga mos votimi për të bere kandidat për anëtarësim në EU.
Duke analizuar gjitha këto zhvillime të ndikimeve nga rrymat dhe çarqet pro sllave në aspektin e investimeve në partitë politike në vendet e Ballkanit dhe mos suksesi i tyre ( por që nuk do të ndalet ky investim ).
Moska ka ndërtuar strategji speciale për Ballkanin dhe Kosovën , ‘të infiltrohet në çdo pore’ dhe kjo strategji është e udhëhequr nga këshilli i Rusisë për Marrëdhënie Ndërkombëtare ( Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, Ministria e Edukimit dhe e Shkencave, Akademia e Shkencave të Rusisë, Unioni i Industrialistëve dhe Ndërmarrësve të Rusisë dhe grupi mediatik ndërkombëtar Interfaks).
Rusia do të “ndërrojë” diskursin e saj i bazuar në këto shtylla kryesore :
1. Ndryshimi i narracionit përmes medieve që “Rusia ofrues i sigurisë” dhe “Rusia ofruese energjisë” me “Rusia burim i stabilitetit rajonal”, kjo është dëshmuar nga vizita e Andrey Kondarshov pjese e ekipit propagandestik të Kremlinit në Kosovë gjatë muaj dhjetor 2019.
2. Duke vendosur në pozitë që “Rusia është burim i bashkëpunimit humanitar” dhe “Rusia prurës të teknologjisë informative dhe zgjidhjeve efikase teknologjike”,
3. Pushtimi i tregut përmes “Mini Shengenit” duke vazhduar me investime të vazhdueshëm dhe më i madh në kompani prodhuese rajonale,
4. Si dhe zhvillimi i qasjes konstruktive ndaj religjionit, duke pasur parasysh trendin e fragmentimit të hapësirës lindore krishtere.
Pra Kosova duke parë këto zhvillime në rajon , spektri politik duhet që sa më parë të krijojnë qeverinë dhe që institucionet e saja të fitojnë legjitimitet politik për të vazhduar rrugën e saj drejt BE-se dhe NATO-se.
Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK