Zërat
Besim Prishtina
Besim
Prishtina

20 vjet të lirisë, donacion amerikan

Zërat qershor 10, 2019 - 17:53
Detajet

Sot, më 12 qershor 2019, u bënë 20 vjet që nga dita e çlirimit të Kosovës që e organizoi dhe e ekzekutoi Amerika me aleatët e NATO-s, veçanërisht me Britaninë e Madhe. Kosova ishte e okupuar nga Otomania ne periodën 1455 deri më 28 nëntor 1912. Pastaj ishin luftërat e viteve 1912 - 1918 të papërcaktuara se në cilin shtet do të jetë Kosova.

Kosova u okupua nga Mbretëria e SKS-së nga 1 dhjetori 1918 deri më 15 qershor 1941. Në periodën 1941 -1944 Kosova ishte pjesë e Shqipërisë. Kosova me dhunë u bë pjesë e Serbisë më 9 korrik 1945, e cila dhunë okupuese zgjati deri më 12 qershor 1999, ditën kur mori fund lufta e shqiptarëve për liri dhe lufta e zhvilluar nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, që solli lirinë e munguar ndër shekuj. Pas 457 vjetëve të okupimit otoman, 23 vjetëve të okupimit të mbretërisë SKS dhe 44 vjetëve të okupimit serb, erdhi dita më e rëndësishme në historinë e shqiptarëve të Kosovës, dita e çlirimit nga të gjitha këto okupime të rënda.

Në këto perioda okupimi ka pasur luftë dhe përpjekje politike për liri, por vetëm ne që jetojmë në këtë kohë jemi të privilegjuar të gëzojmë lirinë dhe mundësinë të kujtojmë dhe të falënderojmë të gjithë ata shqiptarë që dhanë kontributin e tyre në të gjitha periodat e rënda të okupimeve.

jetuar të lirë jemi të privilegjuar t’i shprehim falënderimet dhe mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës she Britanisë së Madhe, të cilat përmes forcës së tyre ushtarako-politike dhe vullnetit të mirë e çliruan Kosovën. Ndihma madhështore amerikano-britanike vazhdon edhe sot duke u kujdesur me tërë kapacitetin e tyre në mbrojtjen e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës. Ndihma amerikane e ka për bazë historinë dhe rrethanat në të cilat u krijua ky shtet i madh me territor dhe me popullatë, si dhe madhësi të mirësisë, të pakrahasueshme me asnjë shtet tjetër.

Liria është baza e themelimit dhe e funksionimit të Amerikës. Kosova i ka çliruesit, të cilët duhet të respektohen përjetësisht. Personalitetet: Bill Clinton, Tony Blair, Madelaine Albright, James Cook janë heronjtë e lirisë së Kosovës, gjithsesi duke i nderuar maksimalisht edhe të gjithë pilotët e NATO-s, të cilët 78 ditë rrezikuan jetët e tyre për lirinë e Kosovës.

Amerikë, të falemi dhe të nderojmë për këto 20 vjetët më të mira në historinë e Kosovës.