Zërat
Helga Maria Schmid
Helga
Maria
Schmid

Një BE më kategorike në një botë të paqëndrueshme

Zërat March 01, 2019 - 09:14

Parashikimet e bëra vitin e kaluar për sa i përket rritjes së rëndësisë së rivaliteteve të fuqive të mëdha ende tingëllojnë në veshët tanë. Për më tepër, mjedisi ynë strategjik bëhet gjithnjë e më i paparashikueshëm. Sot fuqitë kryesore haptazi sfidojnë rregullat e rendit ndërkombëtar dhe kërkojnë t’i promovojnë vizionet alternative të një bote të ndarë në sfera të ndikimit.

Rivaliteti gjeopolitik nxit tensionet dhe ngre zile alarmi për një “periudhë të re të përhapjes së armëve”, e cila rrezikon të përshkallëzohet në konfrontim ushtarak pa dashje. Ndryshimi i klimës po bëhet një kërcënim ekzistencial, ndërsa fushata kibernetike dhe dezinformuese janë armët e reja të shekullit të 21-të. Për Bashkimin Evropian përgjigjja është e qartë: këto sfida mund të trajtohen vetëm përmes një qasjeje shumëpalëshe.

Së bashku ne kemi mjetet dhe peshën politike për të formësuar rendin e ardhshëm global nëse qëndrojmë të bashkuar. Kjo është arsyeja pse në vend që të tërhiqemi nga bashkëpunimi ndërkombëtar dhe partneritetet globale BE-ja po rrit angazhimin e saj për t’i adresuar sfidat globale së bashku me partnerët e saj: kjo është e vërtetë për Marrëveshjen e Parisit rreth ndryshimeve klimatike, Planit të Veprimit Kompakt të Përbashkët (PVKP) rreth jopërhapjes së armëve, Agjenda e vitit 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm, strategjia e BE-së për lidhjen mes Azisë dhe Evropës ose reforma e OBT-së.

Përderisa këto marrëveshje janë në thelb të vështira për t'u arritur, ne jemi të bindur se ato janë mënyra më e mirë për të siguruar një mjedis botëror më paqësor, më të begatë dhe më të sigurt. Edhe më shumë kur është e qartë se asnjë vend i vetëm nuk mund t'i zgjidhë këto sfida vetëm. Jam i bindur se kjo qasje është e drejtë dhe fakti që kërkesa për veprim evropian nga partnerët tanë nuk ka qenë kurrë kaq e lartë, flet për vete. Në çdo rast të dhënë nevoja për t’i përcaktuar përgjigjet e zakonshme për problemet e përbashkëta nuk është vetëm e theksuar, por e përkthyer në veprim. Bashkimi Evropian po investon në një bashkëpunim më të gjerë ndërkombëtar dhe partneritet mbi të gjitha me NATO-n, me OKB-në dhe me organizatat rajonale si Bashkimi Afrikan dhe ASEAN-i.

Bashkëpunimi ynë trelateral midis BE-së, OKB-së dhe BA-së për sfidat e përbashkëta si migracioni, ilustron mënyrën se si zgjidhjet shumëpalëshe mund të kontribuojnë në siguri, në stabilitet dhe në prosperitet më të madh. Për shembull, siç na paralajmëroi kohët e fundit Raporti Special i IPCC-së i OKB-së për ngrohjen globale, ekziston një nevojë urgjente për të vepruar në lidhje me ndryshimet klimatike. Kjo është logjika për përpjekjet e palodhshme të BE-aë për të arritur një rezultat të suksesshëm në “COP 24” në Katovice. BE-ja do të udhëhiqet nga shembulli që t’i kthejë angazhimet e veta ambicioze për vitin 2030 në veprime konkrete.

Kjo është bërë e qartë në ngjarjen e nivelit të lartë të Klimës dhe të Sigurisë, të organizuar nga BE-ja qershorin e kaluar. Në sektorin e sigurisë, Bashkimi Evropian vazhdon të mbrojë rolin e saj si një ofrues i sigurisë. Jo vetëm që është duke punuar nga brenda të intensifikojë përpjekjet e përbashkëta për të luftuar në mënyrë efikase terrorizmin, urrejtjen dhe ekstremizmin e dhunshëm, Bashkimi Evropian është i angazhuar në terren me 16 misionet për menaxhimit e krizave me gati 4.000 burra dhe gra.

Nga ndërtimi i kapaciteteve në Mali, Nigeri dhe Republikën e Afrikës Qendrore e deri te mbështetja e reformës në sektorin e sigurisë në Irak luftimi i piraterisë në brigjet e Somalisë, ose parandalimin e një ringjalljeje të dhunës në Gjeorgji, Bashkimi Evropian vazhdon të forcojë sigurinë ndërkombëtare në lagjen e tij dhe më gjerë. Kjo është plotësuar me angazhim të vazhdueshëm në më shumë se 40 aktivitete të ndërmjetësimit në të gjithë botën, nga Kolumbia në Jemen e Filipine dhe mbështetur nga ndihma financiare, derisa BE-ja mbetet donatori kryesor për zhvillim dhe ndihma humanitare.

Derisa Evropa është duke marrë përgjegjësinë për sigurinë e vet, debati mbi autonominë strategjike evropiane ka lëvizur përpara dhe jo pa polemika. Megjithatë, në zemrën e saj është një arsyetim i thjeshtë: kur është e nevojshme evropianët duhet të jenë në gjendje për t’i mbrojtur  interesat e vlerat evropiane dhe kanë kapacitet për të vepruar. Ne duam të bashkëpunojmë me vendet e treta sipas termave tona. Në këtë drejtim ne kemi rritur zhvillimin e aftësive të përbashkëta ushtarake përmes “Bashkëpunimit tonë të Përhershëm të Strukturuar” (PESCO), ne do të rrisim investimet e përbashkëta nëpërmjet Fondit Evropian të Mbrojtjes, ne po rreshtojmë riorganizimin e strukturave komanduese ushtarake (MPCC) dhe ne kemi rënë dakord në një marrëveshje për të forcuar menaxhimin e krizave civile. Si të tilla, këto iniciativa gjithashtu kontribuojnë në forcimin e shtyllës evropiane të NATO-s dhe kontributin në mbrojtjen kolektive.

Përgjegjësia më e madhe gjithashtu përfshin forcimin e elasticitetit dhe të kapacitetit tonë në energji, hapësirë, infrastrukturë dhe sektorë të tjerë kritikë. Ne evropianët nuk mund të pranojmë ndërhyrje dhe destabilizim përmes sulmeve hibride e kibernetike, prandaj fokusi ynë në vazhdim do të jetë përforcimi i kapaciteteve kibernetike, përmirësimin e mbrojtjes së të dhënave dhe që përmbajnë dezinformata përmes Planit të Veprimit kundër Dezinformatave, i miratuar së fundmi.

 Ne gjithashtu duhet të jemi më vigjilentë për të ruajtur arritjet për mospërhapjen e armëve, siç është Traktati i INF-së ose Marrëveshja Bërthamore me Iranin, pasi hisja për sigurinë tonë është thjesht shumë e lartë. Pika fillestare nuk mund të çmontojë arkitekturën e tanishme dhe të fillojë nga zeroja. Ne evropianët po punojmë në të gjitha nivelet për të promovuar universalizimin dhe zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese, siç është Traktati i Mospërhapjes së Armëve Bërthamore ose Kodi i Sjelljes i Hagës kundër Përhapjes së Raketave Balistike.

Ne gjithashtu po kërkojmë për hyrjen në fuqi të Traktatit Gjithëpërfshirës për Ndalimin e Testeve Bërthamore, i cili mund të luajë një rol të rëndësishëm, ndërsa punojmë drejt një denuklearizimi të plotë, të verifikuar dhe të pakthyeshëm të DPRK-së. Marrja e përgjegjësisë më të madhe nuk ndalet në çështjet e mbrojtjes. Siguria sot është edhe për sigurinë ekonomike. Ky nocion përfshin rëndësinë strategjike të euros dhe nevojën për të siguruar që monedha e vetme të luajë rolin e saj të plotë në skenën ndërkombëtare.

Promovimi i rolit ndërkombëtar të euros është pjesë e angazhimit të Evropës për një ekonomi globale të hapur, multilaterale dhe e bazuar në rregulla. Si evropianë nuk mund të lejojmë që të humbim kohë ose të jemi më pak inovativë se të tjerët. Ne duhet t’i modernizojmë qasjet tona dhe të angazhohemi më aktivisht me aktorë të rinj në kryqëzimin e teknologjisë dhe në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Kjo është arsyeja pse përfaqësuesi i lartë ka lansuar panelin “Global Tech” me drejtorin ekzekutiv të kompanive të mëdha të teknologjisë, në mënyrë që të sigurohet që etika dhe rregullat ndërkombëtare mund të mbajnë hapin me zgjuarsi njerëzore.

Për t’i shfrytëzuar këto mundësi ne gjithashtu duhet të marrim seriozisht implikimet e sigurisë, siç ishte takimi i fundit i Komisionit Evropian mbi Inteligjencën Artificiale. Në përgjithësi, mbështetja e rregullave të bazuara në multilateralizmin dhe autonomia më e madhe strategjike evropiane nuk janë objektiva kontradiktore. Nëse e forcojmë elasticitetin tonë përballë rreziqeve të reja, Bashkimi Evropian do të luajë rolin e vet në ripërtëritjen e rendit multilateral dhe do të llogaritet si një aktor i sigurt në një botë të paqëndrueshme. (“The Security Times”)

(Autorja është sekretare e përgjithshme e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm)

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK