Zërat
Riccardo Celeghini
Riccardo
Celeghini

Shqipëria, drogat dhe përgjimet

Zërat Shtator 26, 2018

Dy skandale në lidhje me trafikimin e drogës kanë goditur nivelet më të larta të politikës shqiptare. Ashtu si ish-ministri i Brendshëm përfundon nën arrest shtëpiak, pasardhësi i tij është në sy të stuhisë për një rast gjyqësor që përfshin vëllain e tij.

Ngjarjet, ku përfshiheshin dy figura kyçe të Partisë Socialiste (PS), nxitën sulmin e opozitës, të udhëhequr nga Partia Demokratike (PD), e cila doli në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Dinamikat gjyqësore, politike dhe mediatike rreth të dy rasteve nuk janë shumë të qarta, por ajo që është e sigurt është se rikrijimi i një ndërhyrjeje të rrezikshme mes politikës dhe krimit, si dhe një klimë tensionesh midis forcave politike, hedh një hije mbi vendin në javët vendimtare për të marrë dritën e gjelbër për hapjen e negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian.

Rasti “Xhafaj”

Në javët e fundit, ministri aktual i brendshëm, Fatmir Xhafaj, arkitekt i reformave të mëdha të drejtësisë, përfundoi në qendër të një skandali. Në fillim të majit, Partia Demokratike ka bërë publik një vendim të një gjykate italiane, të vitit 2002, kur vëllai i ministrit u dënua me shtatë vjet burg për “bashkëpunim kriminal me qëllim trafikimin e drogës”, një vendim i lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë e Kasacionit në vitin 2012.

Një ditë më vonë, po PD-ja lëshoi përgjime të tjera, nga e cila dukej se vëllai i ministrit, ka qëndruar në Shqipëri për t’i shpëtuar dënimit në Itali, ai ende vazhdonte të ishte i angazhuar në trafiqet e paligjshme dhe marrëdhëniet kriminale. Opozita gjithashtu akuzon ministrin se ka mbrojtur vëllain e tij, duke modifikuar një ligj ekstradimi të për të lehtësuar qëndrimin e tij në Shqipëri. Akuzat janë përgënjeshtruar  nga ana e Ministrit të Brendshëm dhe Partisë Socialiste: sipas kryeministrit Rama, kjo është një vepër e falsifikuar e ndërtuar për të dëmtuar qeverinë dhe imazhin e jashtëm të Shqipërisë. Megjithatë, fushata e ndërmarrë nga opozita është shumë vendimtare.

Më 24 maj, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zënë podiumin e parlamentit për të nisur sharjet e tij, para se të gjithë deputetët e opozitës të largoheshin nga salla e kuvendit, duke refuzuar votimin e një mocioni e cila mbështeste aderimin evropian të vendit. Disa ditë më vonë ajo u pasua nga një demonstratë e cila kërkonte dorëheqjen e Xhafaj dhe Ramës.

Ajo është në fakt vazhdimi i strategjisë së “murit kundër murit” të kryer nga PD-ja vitet e fundit, nën drejtimin e liderit të vjetër të partisë, Kryeministrit dhe Presidentit të Shqipërisë, për pjesën më të madhe të viteve ’90 dhe në vitin 2000, Sali Berisha. Çështja është veçanërisht e nxehtë dhe pritet të ketë të reja. Janë jo pak analistë që flasin për një fushatë të hartuar për të hedhur në erë karrigen e ministrit, autor i reformave të guximshme. Dyshimet vijnë edhe për kohën e fushatës opozitës: pse tani janë vënë në lëvizje audiot dhe dokumentet në lidhje me ngjarjet e shumë viteve më parë?