Zërat
Jon Leka
Jon
Leka

Maqedonia të ndal matüsiteb-in

Zërat July 28, 2016 - 07:50

Sipas informatave të mia nga Gostivari, Kërçova dhe Shkupi, supra-shoqata turke e regjistruar si "kulturore" paguan me honorar qytetarët e këtyre viseve që të mbajnë demonstrata në përkrahje të luftës diktatoriale dhe shtet-shkatërruese të Erdoganit kundër popullit turk, i cili ka arrestuar me qindra mijëra njerëz, ka mbyllur mijëra shkolla, ka vrarë e arrestuar mijëra gazetarë, mbyll shtypin e lirë dhe kërkon vdekjen me ligj të kundërshtarëve - gjitha këto forma të ndaluara me ligj në "demokracitë" e rajonit.

Shoqata me veprimtarinë e saj bën politikë ndërhyrëse në favor të një shteti tjetër dhe dëmton rëndë dhe më shumë sigurinë vendeve të rajonit, çka shtetet me ligjet në fuqi nuk duhet ta lejojnë.

Në të njëjtën formë shoqata të llojit, po aq edhe nëpërmjet xhamive dhe publicistëve në shërbimin e tyre e bëjnë edhe në Kosovë e gjetiu politikën e njëjtë nxitëse.

Shtetet duhet të reagojnë, por edhe shoqëritë dhe mediat duke mos lejuar tu shërbejnë "zëdhënësve" të tillë erdoganizimin e opinioneve publike të tyre.

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK