Fillon ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë

Fillon ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë

Trashëg tetor 09, 2018 - 14:15
Lexo tjera detaje

Punimet për Xhaminë Qendrore në Prishtinë kanë nisur sot. Kjo pas gati gjysmë dekade prej kur është planifikuar të ndërtohet kjo xhami.

Lajmi i shumë pritur për besimtarët myslimanë, ka filluar të realizohet sot, pasi kanë filluar ndërtimet për Xhaminë Qendrore të kryeqytetit.

Ahmet Sadriu nga Bashkësia Islame, për Insajderin ka thënë se nuk ka ndonjë informacion se ndërtimi i xhamisë ka filluar. Ka thënë se tabela është vendosur se janë duke u zhvilluar pune, e që sipas tij është një shenjë se shumë shpejt pritët të fillon ndërtimi i saj.

“Është dorëzuar projekti. është në proces leja nga Komuna e Prishtinës për të filluar punimet. Pllakata tregon se shumë shpejt do të fillojnë punimet”, tha Sadriu.

Xhamia Qendrore lokacioni i të cilës është në lagjen “Dardania” afër objektit të Telekomit të Kosovës, ishte bërë temë diskutimi mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës për lëshimin e lejes për fillimin e ndërtimeve.

Ndonëse Komuna e Prishtinës gjatë vitit të kaluar ia kishte dhënë dritën e gjelbër këtij institucioni fetar për nisjen e punimeve dhe për kushtet ndërtimore, këto punime ishin zhvatur nga BIK-u tash e një vit.

Ndërtimit të kësaj xhamie i kishin paraprirë një varg protestash nga komuniteti mysliman, të cilit kishin kërkuar që ky objekt kulti të ndërtohet përballë Katedrales “Nënë Tereza” në oborrin e fakultetit Filologjik.

Mirëpo pas konsultave ndërmjet kryetarit të Prishtinës dhe kryetrarit të Bashkësisë islame të Kosovës është arritur konsensus që xhamia të ndërtohet në lagjen Ulpiana.

Kjo xhami do të financohet dhe do të ndërtohet nga Bashkësia Islame Turke, ndërsa kostoja e saj vlerësohet të jetë prej 35 deri në 40 milionë euro.

Të rekomanduara