Ronaldo mungon në Superkupë?

Sport July 11, 2016 - 15:17

Ylli portugez Cristiano Ronaldo, pasi arriti të fitoj Kampionatin Evropian, ka marr një lajm të keq rreth lëndimit të tij. Pas ekzaminimeve të para mjekësore ylli i Real Madridi, bëhet e ditur se ka ndrydhur ligamentin e gjurit të majtë.

Ky lëndim pritet ta mbajë atë jashtë rreth tri javë, dhe pritet të mungoj në ndeshjen finale për Superkupën e Evropës që Real Madridi do ta zhvillojë më 9 gusht ndaj Sevillës./Zëri