Delijaj fiton turneun 'Lah Nimani'
Boksieri pejan, Atdhe Delijaj, ka arritur ta fitojë turneun ndërkombëtar “Lah Nimani”, që është mbajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Epiteti i boksierit më të mirë në këtë turne i takoi pikërisht boksierit Delijaj, nga Përfaqësuesja e Kosovës. Tekniku më i mirë është zgjedhur boksieri nga Shqipëria, Ardit Boriqi, përderisa epiteti i çiftit më luftarak i ka takuar Patriot Behramit e Petar Marcickurse dhe boksieri më “Fair-Play” ishte Goce Janevski nga Maqedonia.
Në turne u arritën këto rezultate: 52 kg Fitim Shala (Kosova) – Amarildo Nasufi (Shqipëria) 3:0, 56 kg Ardit Boriqi (Shqipëria) – Bajram Islami (Kosova) 3:0, 56 kg Jasamin Miftar (Maqedonia) – Besfort Merlaku (Kosova) 0:3, 60 kg Denis Muqa (Shqipëria) – Dardan Bega (Kosova) 3:0, 64 kg Patriot Behrami (Kosova) – Petar Marçiç (Mali i Zi) 3:0, 64 kg Muhamet Mema (Shqipëria) – Flamur Sejfijaj (Kosova) 0:3, 69 kg Mirko Grujiçiç (Mali i Zi) – Lirigzon Mihalica (Kosova) diskualifikim, 69 kg Atdhe Delijaj (Kosova) – Alberto Biba (Shqipëria) 3:0 dhe 75 kg Goce Janeski (Maqedonia) – Armend Neziraj (Kosova) 3:0.
Organizatorët e këtij turneu u ndanë të kënaqur me nivelin që treguan boksierët në përgjithësi, duke pretenduar që në të ardhmen ky turne të jetë edhe më i madh. /Zëri/