Euro 2016 dhe ligjet e trafikut në Francë
Kombëtarja Shqiptare po përgatitet për debutimin historik në Kampionatin Evropian të futbollit. Të gjithë tifozët që do vozisin për herë të parë rrugëve të Francës duhet të kenë parasysh që ligjet e trafikut parashohin gjoba të majme për ata që i neglizhojnë ato.
Vozitja në Francë është përgjithësisht e lehtë dhe e këndshme por për të mos u prishur festa e futbollit me gjoba të trafikut, ju rikujtojmë të keni kujdes të shtuar me ligjet e tyre të trafikut:
1. Dokumentet
Përveç pasaportës, mos e harroni lejen e vozitjes, dokumentet e pronësisë dhe sigurimit të veturës.
2. Jo detektorëve për radar
Mbajtja e detektorëve të radarëve dhe mjeteve tjera improvizuese anti-radar, janë të ndaluara në Francë.
Përveç konfiskimit të këtyre pajisjeve ju pret edhe gjoba prej 1,500 euro, si dhe mund të ju konfiskojnë veturën gjithashtu.
3. Rripi i sigurisë
Vendosja e rripit të sigurisë është e OBLIGUESHME, në të kundërtën ju pret gjoba prej 135 euro.
4. Limitet e shpejtësisë
50km/h në rrugë urbane; 90 km/h në rrugë jo-urbane; 110 km/h në autostradë dhe 130km/h autostradë të shpejtë.
5. Limiti i alkoolit është 0.5 g/l.
Nëse kapeni deri në .79 g/l dënimet mund të jenë deri 135 euro, ndërsa mbi 0.8 g/l, rrezikohet me burgim dhe gjobë prej 4,500 euro.
Gjithashtu, kërkohet me ligj mbajtja e aparatit të alkoolit në veturë. Megjithatë, ky rregull nuk respektohet aq shumë as nga vet francezët.
Gjithsesi, ai që dëshiron të përgatitet në detaje mund ta blejë ndonjë aparat të thjeshtë për çdo eventualitet.
6. Narkotikët
Testimi pozitiv në narkotikë nënkupton burgim deri në dy vite dhe gjobë prej 4,500 euro. Dënimi ngritet në 3 vite burgim dhe 9,000 euro nëse shoferi është gjithashtu edhe në ndikim të alkoolit.
7. Telefoni mobil
Ndalohet përdorimi i telefonit pa setin hand-free. Mund të përdoret me blue-tooth por jo me dëgjuese.
8. Jeleku i sigurisë
Autoritet franceze janë strikt që në rast ndalesave në rrugë qoftë për arsye prishje apo aksidentesh, shoferi si dhe pasagjerët të mbajnë jelekun e sigurisë. Këto duhet të mbahen brenda veturës e jo në bagazh, sepse ashtu duhet të dilni e ti kërkoni për ti vendosur.
9. Trekëndëshi i sigurisë
Bashkë me jelekun e sigurisë, trekëndëshi i sigurisë është i obligueshëm nëse keni ndonjë vështirësi në rrugë dhe ndaloni. Sigurohuni që e keni me vete.
10. Dritat rezervë
Kutia e dritave rezervë është po ashtu e obligueshme nëse rastësisht keni ndonjë defekt me drita gjatë udhëtimit.
11. Udhëtimi me fëmijë
Fëmijët nën moshë 10 vjeçare duhet patjetër në ulësen e pasme.
12. Çelësi rezervë
S’është larg mendjes. Mos të prishet eksperienca e Kampionatit Evropian duke u merakosur e kërkuar çelësin e veturës në mesin e turmave.
Fare në fund, nuk mund ta harrojmë fenomenin që shpesh ka karakterizuar festat nëpër rrugët tona: spin dhe drift me vetura. Këtë lloj manifestimi të emocioneve, policia franceze e konsideron si vozitje jashtë kontrollit dhe jep gjobë prej 135 euro.
Përveç këtyre rregullave, propozojmë edhe një tjetër që nuk është e obligueshme por gjithsesi e rekomandueshme në ngjarje të tilla ku ka shumë festë e atmosferë:/http://autoshqip.com/