Nicole ia thyen zemrën Pajtim Kasamit, ja me kë e ‘tradhton’ (FOTO)

Sport April 20, 2016 - 14:57

Nicole Scherzinger nuk po rri rehat. Këngëtarja amerikane e ka harruar eksperiencën e shkurtër me futbollistin shqiptar, Pajtim Kasami, raporton Zëri.

Ish-anëtarja e grupit “Pussycat Doll” është në lidhje dashurie me tenistin Grigor Dimitrov, por mund ta mbyll atë, pasi tenisti nuk është i gatshëm për fëmijë, e ajo e do një bebe, përcjell Zëri.

Image

37 vjeçarja e ka nisur lidhjen serioze me bullgarin në nëntor, pasi ishte ndarë nga Leëis Hamilton. Dimitrov është 13 vjet më i ri se ajo, shkruan Zëri.

Image

Vitin e kaluar, Nicole u pa duke u puthur me Pajtim Kasamin, me të cilin i kaloi disa net, derisa po i kalonte pushimet në Greqi. Me siguri, futbollisti i Olympiakosit nuk do të ndihet mirë kur ta shohë këtë fotografi. /Zëri/

Image
Image
Image