Shotani, shpresa e Vushtrrisë
Sport
April 14, 2016 - 09:24
Rizvan Jetullahu është ndarë me Vushtrrinë, ndërsa në krye të shtabit teknik është kthyer Bekim Shotani, por pritet të bëhet vetëm zyrtarizmi.
Shotani shihet si shpresë e Vushtrrisë për shpëtim në Superligë, shkruan sot gazeta "Zëri".
Rikthimi i Shotanit në Vushtrri ndërlidhet me ndikimin e Komunës dhe Kryesisë së re të klubit.
Vushtrria gjendet në pozitën e parafundit të Superligës me 24 pikë, ndërsa shpreson që përmes barazhit ta kërkojë mbijetesën e të mos bie direkt. /ZËRI/